Në vigjilje të festave të nëntorit, pas mbledhjes së dy qeverive, këto të fundit kanë vazhduar drejt kompleksit memorial “Adem Jashari”, për të bërë homazhe, pranë varreve të familjes Jashari, prej nga u përçua mesazhi që populli shqiptar të jetë i bashkuar në rrugën e integrimit evropian.
Vëllai i heroit kombëtar, Adem Jashari, Rifat Jashari, ka ftuar gjithë shqiptarët që të gjithmonë të jenë të bashkuar.
“Ju uroj Festën e 28 Nëntorit gjithë shqiptarëve kudo që janë në këto momente, ju falënderoj shumë. Inshallah gjithmonë jemi kështu top bashkë qysh jemi këtu sot para këtyre varrezave këtu”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku bashkohen të gjithë shqiptarët, duke shtuar se është nder që sot këto homazhe po i bëjnë së bashku me Qeverinë e Shqipërisë.
“Jemi në nderim pra në Prekaz, vendi ku bashkon të gjithë shqiptarët , prej Kosovës jemi gjithë Qeveria, kryetari i Kuvendit zotëri Veseli. Unë kemi nderin që në homazhe kësaj here jemi bashkë me Qeverinë e Shqipërisë me kryeministrin Edi Rama të gjithë kabinetin qeveritar. Nderi dhe lavdia është për të rënët për liri, por edhe ne do të rrugëtojmë në rrugën e tyre”, u shpreh Haradinaj, raporton KP.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u shpreh se nuk ka vend më të lavdishëm për t’u uruar të gjithë shqiptarëve festën e flamurit kuq e zi, se sa Prekazi.
“Shumë faleminderit për mikpritjen dhe për mundësinë që na u dha që të nderojmë historinë e lavdishme të kësaj familje dhe të kësaj toke këtu ku jemi dhe besoj që nuk ka një vend më të përshtatshëm për t’iu uruar të gjithë shqiptarëve kudo që janë festën e flamurit kuq e zi, flamurit me shqiponjën dy krenare që është simboli që duhet të na inspiroj çdo ditë për të qenë një trup dhe dy shtete me sytë drejt bashkimit tonë kombëtar Evropën e bashkuar”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se në integrimin evropian është mirë të ecet së bashku si komb, ku sipas tij, ky është mesazhi kyç.
“Unë dhe baca Rif jemi mysafirë, urime të gjithave ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari, në të njëjtën kohë Dita Kombëtare e Flamurit, është shpresë, është perspektivë, është bashkim, por në të njëjtën kohë është ecja përpara në realitete të cilat jemi. Për ne integrimi në Bashkimin Evropian mbetet prioritet mbi prioritete dhe në atë do të vazhdojmë bashkërisht si me shtetin shqiptar edhe me shtetet fqinje po ashtu që të kemi marrëdhënie të mira e që është kryesore si mesazh ne nuk do të ndalemi dhe askush nuk mund të na del në rrugëtimin tonë përpara si komb”, u shpreh Veseli. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Podujeva do të bëhet më Zonë Industriale, ministrja Hajdari dhe kryetari Bulliqi nënshkruajnë marrëveshjen në vlerë prej rreth 4 milionë euro
Maqedoni, SASHK-u kërkon ndryshime në programin arsimor
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe