Aktori i njohur komik, Ricky Gervais, ishte mysafiri i radhës në shoun e Conan O’Brien-it, ku foli për projektet e tij të fundit. Por siç edhe pritej Gervais, i njohur për sensin e tij të humorit, nuk e kaloi mbrëmjen pa bërë ndonjë gafë.

Në fillim të emisionit ai e kishte nxitur bashkëprezantuesin e Conan-it, Andy-n, që të ulet në prehër të O’Brianit, duke e krijuar kështu një skenë mjaft qesharake. E më pas ua bëri një tjetër propozim, që shkaktoi shumë të qeshura në publik.

Ai i propozoi Conan-it që të shtrihej në divan, e pastaj përmbi të, të shtrihej vetë aktori, dhe mbi Gervais-it të shtrihej Andy, i cili edhe peshon më së shumti nga të tre, dhe kështu ta krijonin, siç e quan ai, një “Man-Wich”.


Pavarësisht se ata u munduan ta realizonin intervistën në këtë mënyrë, një gjë e tillë qe e pamundur, pasi që të tre nuk mund të ndalonin së qeshuri nga ky gjest, transmeton Koha.net. Në sallë dëgjoheshin edhe të qeshurat me zë të publikut, që po e shijonin një intervistë të jashtëzakonshme dhe shumë qesharake, si asnjëherë më parë.

Nuk është jo e zakonshme që Gervais të krijojë situata të tilla qesharake, pasi ai njihet si një aktor që është i gatshëm të provojë gjithçka dhe në çdo intervistë vjen me të qeshurën e tij karakteristike. /Telegrafi/