LAJMI I FUNDIT:

Riatdhesohen vullnetarisht 130 shqiptarë azilkërkues në Francë (Video)

Riatdhesohen vullnetarisht 130 shqiptarë azilkërkues në Francë (Video)

Rreth 130 shtetas shqiptarë, të cilëve iu është mohuar kërkesa për azil në francë, janë rikthyer në Shqipëri pasditen e sotme, në mënyrë vullnetare.

Rikthimi i organizuar është bërë nga zyra franceze për Migracionin dhe Integrimin, ndërsa e pranishme në aeroportin e Rinasit në Tiranë, ishte edhe Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Drejtuese e Lartë Aida Hajnaj.


Në fjalën e saj Hajnaj theksoi edhe një herë bashkëpunimin mjaft të mirë që ka Policia Shqiptare me zyrat e migracionit në BE dhe apeloi edhe një herë ndërgjegjësimin e shtetasve shqiptarë azilkërkues dhe respektimin e rregullave të lëvizjes së lirë në zonën Schengen.

“Zyra franceze për emigracionin dhe integrimin sot ka kthyer në aeroportin e Rinasit 130 shtetas shqiptarë të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim të vazhdueshëm, rigoroz dhe korrekt me autoritetet franceze dhe me autoritetet e vendeve të tjera të BE-së dhe Schengen-it, të cilat kanë probleme me kërkesat për azil nga shtetas shqiptarë”, tha ajo.

Hajnaj sqaroi se në vijim të masave do të vazhdojmë me identifikimin e të gjithë shtetasve, të cilët përdorin dokumenta false apo dokumenta të tjera, për të lëvizur në vendet e BE-së dhe Schengenit, në mënyrë jo të rregullt dhe jo në respekt të parimeve dhe rregullave të lëvizjes së lirë.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori