LAJMI I FUNDIT:

Riatdhesohen 36 shqiptarë, nga Franca e Belgjika

Riatdhesohen 36 shqiptarë, nga Franca e Belgjika

Pasditen e së mërkurës u riatdhesuan në aeroportit ‘Nënë Tereza’ 36 shqiptarë, të cilëve u ishte refuzuar kërkesa për azil në Francë e Belgjikë.

“Riatdhesimi i sotëm i shtetasve azilkërkues në vendet e BE-së, dëshmon edhe një herë angazhimin e Qeverisë Shqiptare dhe Policisë së Shtetit, për të trajtuar të gjitha rastet e riatdhesimit për azil, dhe gjithashtu është edhe një thirrje për qytetarët shqiptarë, të cilët nuk duhet të marrin iniciativa kërkim azili, pasi do të rezultojnë të pasuksesshme”, u shpreh Zv/Ministrja Romina Kuko.


Në Rinas ishin edhe përfaqësues të ambasadës franceze dhe oficeri i kontaktit në Shqipëri të cilët asistuan në procedurat e riatdhesimit të shtetasve shqiptarë nga vendet e BE-së.

Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Aida Hajnaj theksoi se duke iu referuar statistikave, numri i shtetasve që kërkojnë azil në vendet e BE-së, është në ulje të vazhdueshme, transmeton tch.

“Duke filluar që nga 1 gushti i vitit 2017, datë në të cilën filloi edhe zbatimi i këtyre masave, trendi i shtetasve që kanë kërkuar azil në vendet e BE-së ose në Schengen është në ulje. Janë ndaluar për të ikur jashtë territorit të Shqipërisë, shtetas që nuk plotësojnë dokumentacionin e kërkuar, gjithsej 7 315 shtetas. Nga këta janë 6 630 shtetas të rritur dhe 682 janë minorenë, kjo për periudhën Gusht deri në Tetor 2017”, sqaroi Aida Hajnaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori