LAJMI I FUNDIT:

Riaktualizohet Komisioni për verifikim të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Riaktualizohet Komisioni për verifikim të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot kërkesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi,  për riaktualizimin e Komisionit Qeveritar, për shqyrtimin e aplikacioneve të mbetura lidhur me statusin e Dëshmorit të Kombit të UÇK-së.

Këtë kërkesë e ka arsyetuar zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, i cili tha se janë edhe 100 aplikacione për të cilat do të bëhet verifikimi.


“Zyra e Kryeministrit ka marrë një kërkesë nga presidenti i Republikës së Kosovës në nëntor të këtij viti , me qëllim që të shqyrtohen edhe disa aplikacione të mbetura lidhur me statusin e dëshmorëve të kombit të UÇK-së . Supozohet që mund të jenë rreth 100 aplikacione, të cilat janë ende të pa shqyrtuar dhe kërkohet që Komisioni qeveritare për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorëve të kombit , invalidëve dhe veteranëve , dhe pjesëtareve të internuarit të UÇK-së, të ketë mundësi ti shqyrtojë këto . Në konsultim me kryeministrin kemi ardhur në përfundim që ky Komision mund të riaktualizohet për këtë çështje dhe deri më datën 23 dhjetor të vitit 2016, nga e cila kohë besoj do të mund të përfundoj besoj mjaftueshme  punën e mbetur “, tha Kuçi.

Ndërsa, Enver Hoxhaj, ministër i Punëve të Jashtme ka thënë se janë duke lobuar anë e mbanë botës për të rritur numrin njohjeve, e që janë të nevojshme për anëtarësimin në Interpol dhe organizata tjera.