LAJMI I FUNDIT:

Rezultati i kandidatëve të LVV, pasi u numëruan 77% e votave

Rezultati i kandidatëve të LVV, pasi u numëruan 77% e votave

Deri në orën 23:11 të mbrëmjes të së hënës janë numëruar i 77% për qind e votave në rang kombëtar nga ku rezulton se PS ka marrë 48, 8 për qind të votave, PD 39, 25 për qind, LSI 6, 81 për qind e votave dhe 5,07 përqind të tjera.

E përkthyer në mandate në rang kombëtar deri tani PS ka 73 mandate, PD 59 mandate, LSI 5 mandate dhe 3 mandate PSD.

Në zgjedhjet e së dielës kanë qenë edhe tre kandidatë të mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosjes, Boiken Abazi, Iljaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani.


Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përcjell Telegrafi, nga numërimi i rreth 77% të votave këta kandidatë kanë marrë së bashku 2,248 vota.

Boiken Abazi që ka kandiduar në Tiranë ka marr 1762 vota, ndjekur nga Iljaz Shehu i cili ka kandiduar për Qarkun e Lezhës ka marr 353 vota, ndërsa Kreshnik Merxhani nga Qarku i Gjirokastrës ka marr 133 vota.

Numërohen 77% e votave, PS merr 73 deputetë, PD – 59, LSI – 5 dhe PSD - 3
Lexo po ashtu Numërohen 77% e votave, PS merr 73 deputetë, PD – 59, LSI – 5 dhe PSD - 3

Kandidatët e mbështetur nga LVV janë ankuar për parregullsi në këto zgjedhje, duke pretenduar se votat e tyre janë modifikuar dhe më pas numëruar si vota në favor të PS-së.

Në këto zgjedhje kanë pasur të drejtë të votojnë 3,588,869 qytetarë me të drejtë vote.

Për 140 vende në Parlamentin shqiptar kanë garuar 1,841 kandidatë nga 13 parti, koalicione apo të pavarur. /Telegrafi/