LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e zgjedhjeve në BE nuk e rrezikojnë projektin e zgjerimit!

Rezultatet e zgjedhjeve në BE nuk e rrezikojnë projektin e zgjerimit!

Rezultatet e zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, sipas përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës kanë hequr dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Kurse sipas analistëve të çështjeve të integrimeve evropiane, gjatë mandatit pesëvjeçar të këtij Parlamenti të sapo zgjedhur, nuk pritet që të ketë anëtarësim të ndonjë shteti të ri në Bashkimin Evropian.

Bazuar në rezultatet e para, partitë pro evropiane (Partia Popullore Evropiane dhe Aleanca e Socialistëve dhe Demokratëve) kanë fituar shumicën e ulëseve në Parlamentin Evropian.

Ministrja e Integrimeve Evropian në Qeverinë ë Kosovës, Dhurata Hoxha në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se rezultatet e zgjedhjeve në Bashkimin Evropian tregojnë se Parlamenti nuk do ta ketë fuqinë vendimmarrëse, sikur përbërja e mëhershme që dominohej nga partitë popullore, pasi që siç thekson ajo, ‘është bërë realitet rritja e krahut euroskeptik në Itali dhe Francë’.

Megjithatë, ajo shton se votimet për Parlamentin Evropian, hoqën dilemën e rrezikimit të projektit të Bashkimit Evropian.

“Rritja e paralajmëruar e ekstremit të djathtë dhe euroskepticizmit, megjithatë nuk rrezikon projektin e zgjerimit, andaj, presim të ketë avancim të procesit. Procesi i zgjerimit, me shumicën pro-BE-së në Parlamentin Evropian, shpresojmë të sjellë afatet e përcaktuara kohore dhe heqjen e dyshimit për vlerën e integrimit evropian, duke marrë në konsideratë gatishmërinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bëhen pjesë e vlerave të BE-së”, thekson Hoxha.

Parlamenti Evropian përbën organin ligjvënës të BE-së. Ai përbëhet nga 751 deputetë, që zgjidhen drejtpërdrejtë nga votuesit evropianë çdo pesë vjet.

Këta ligjvënës në Bruksel dhe Strasburg, përfaqësojnë interesat e qytetarëve të BE-së nga 28 vendet anëtare.

Një nga rolet kryesore të Parlamentit është miratimi i ligjeve të propozuara nga Komisioni Evropian.

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), thotë për Radion Evropa e Lirë, se nuk pritet që brenda këtij mandati të Parlamentit të ri evropian të këtë ndonjë vend anëtar të ri në BE.

“Maksimumin çka mund të presim është që Kosova të fitojë statusin e kandidatit në BE dhe kjo vetëm nëse tregohet më serioze në rrugën e saj drejt reformave evropiane. Serbia do të varet shumë nga pozicioni dhe arritja e marrëveshjes me Kosovën që eventualisht t’i afrohet edhe më shumë rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE. Shqipëria dhe Maqedonia mund të hapin negociatat dhe të fillojnë negocimin e kapitujve. Pak a shumë ky është një rrumbullakim i përgjithshëm i zgjedhjeve”, thotë Kryeziu.

Ai shton se në zgjedhjet në Parlamentin Evropian populistët janë rritur, por siç thekson Kryeziu, nuk janë fuqi që do të diktojnë vendimmarrjen brenda BE-së, pasi që liberalët, demokratët, socialdemokrat dhe Partitë Evropiane do të mbesin me 68 për qind të votave dhe të cilat janë pro konceptit që promovon Bashkimi Evropian.

Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës Ilir Deda, në rrjetin social Facebook ka shkruar se bazuar në rezultatet e para të zgjedhjeve në BE mund të theksohet që politika e BE-së, apo mungesa e saj, ndaj Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor nuk mund më të fshihet pas frikës nga e djathta ekstreme, e cila siç thotë ai, pësoi debakël.

“Përkundrazi, me rezultatet e shkëlqyeshme të të gjelbërve dhe liberalëve e demokratëve, politika e zgjerimit duhet të konkretizohet dhe afatizohet. BE-ja duhet të jep ofertë serioze të zgjerimit për shtetet e rajonit tonë. E kjo ofertë duhet të përmbajë edhe kushte rigoroze për çdo shtet të Ballkanit Perëndimor; qeverisje demokratike e media të lira, çkapje të shtetit dhe sundim të ligjit, luftë të njëmend të korrupsionit, drejtësi e barazi, si dhe zhvillim të mirëfilltë ekonomik”, ka shkruar Deda në Facebook.

Strategjia e re e zgjerimit të BE-së ka parashikuar afate kohore vetëm për Serbinë dhe Malin e Zi, sipas së cilës, këto dy vende mund të anëtarësohen në BE diku në vitin 2025. Përderisa vendet tjera si Shqipëria, Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova janë përfshirë në Strategjinë e Zgjerimit, por pa ndonjë afat kohor për anëtarësim.

Kosova mbetet vendi i fundit i rajonit në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Kosova deri më tani ka të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA), e cila është marrëveshja e parë dhe e vetme kontraktuale ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 1 prill të vitit 2016.

Lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, është potencuar vazhdimisht nga ekspertët dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian se autoritetet e Kosovës, nuk kanë arritur të bëjnë një planifikim të mirëfilltë për shfrytëzimin e fondeve të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Gjithashtu, në kuadër të agjendës evropiane, nga 22 reformat kyçe që dalin nga MSA-ja dhe që ishin paraparë të përfundojnë në vitin 2017, deri më tani thuhet se janë adresuar vetëm pesë prej tyre. /rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori