Rezultatet dhe tabela e BKT Superligës së Kosovës pas javës së 12-të

Ka përfunduar edhe xhiroja e 12-të në BKT Superligën e Kosovës.
Edhe në këtë xhiro pati mjaft spektakël, derisa edhe befasitë nuk munguan.
Befasia më e madhe e kësaj jave ishte në takimin mes Ulpianës dhe Ballkanit, me skuadrën nga Theranda që pësoi humbje 2-1.
Prishtina në anën tjetër u rikthye te fitoret, duke mposhtur në shtëpi Drenicën me rezultat minimal, 1-0.
Fitore të madhe në këtë rreth mori edhe Llapi që si mysafir i Feronikelit, triumfoi me rezultat 2-0.
Në anën tjetër, Dukagjini stopoi Dukagjinin në Klinë, për të marrë po ashtu një pikë tejet të vlefshme.
Drita shënoi edhe fitoren e dytë në këtë edicion ndaj Malishevës edhe pse minimalisht në shtëpi, 1-0. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
31/10/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































