LAJMI I FUNDIT:

Rezerva Federale po heton Deutsche Bank për pastrim të parave me Danske Bank

Rezerva Federale po heton Deutsche Bank për pastrim të parave me Danske Bank

Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po heton rolin e Deutsche Bank për një skemë të pastrimit të parave që ka përfshirë të dhe bankën Danske të Danimarkës.

Sic raporton Bloomberg, Rezerva Federale po heton nëse Deutsche Bank me seli në Nju Jork ka monitoruar siç transferimin e fondeve në emër të Danske Bank, përcjell Telegrafi.

Drejtori ekzekutiv i Deutsche Bank, Christian Sewing, tha javën e kaluar se banka ishte duke hetuar çështjen Danske brenda vendit dhe se nuk kishte indikacione për ndonjë sjellje të dyshimtë nga ana e bankës.

Banka Daneze nën hetim, dyshohet se pastroj 200 miliardë euro
Lexo po ashtu Banka Daneze nën hetim, dyshohet se pastroj 200 miliardë euro

Danske Bank është nën hetime për pagesa të dyshimta prej 200 miliardë eurosh nga viti 2007 deri në vitin 2015.

Estonia fillon arrestimet lidhur me skandalin e Danske Bank
Lexo po ashtu Estonia fillon arrestimet lidhur me skandalin e Danske Bank

Një drejtor në Deutsche Bank kishte thënë se kjo bankë ka luajtur vetëm një rol dytësor si një degë korrespondente në Danske Bank.

Nëntorin e vitit të kaluar, banka më e madhe e Gjermanisë ishte subjekt i një pretendimi tjetër për pastrimin e parave. Policia kontrolloi zyrat e të gjithë anëtarëve të bordit të Deutsche Bank-it si pjesë e një bastisje dy-ditore dhe hetimeve mbi akuzat për pastrim parash, të lidhura me Panama Papers. /Telegrafi/