Danske Bank përballet me hetim për aktivitete kriminale nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA, për pastrimin e 200 miliardë eurove që përfshin njësinë e bankës daneze në Estoni. Banka më e madhe në Danimarkë deklaroi se ka marrë kërkesë për informacion nga Departamenti i Drejtësisë në SHBA në lidhje me hetimin në njësinë e Estonisë.
Banka, që emëroi Jesper Nielsen si ekzekutiv të përkohshëm pas dorëheqjes së Thomas Borgen, bëri të ditur se po bashkëpunon me autoritetet amerikane. Aksionet e Danske Bank ranë me 3% në 160 krona, apo 24.6 dollarë, që është niveli më i ulët që prej Janarit 2015. Vlera në treg e bankës ka regjistruar një rënie me 33% deri më tani për vitin, ndërkohë që investitorët dhe konsumatorët kanë monitoruar hetimin amerikan dhe vendimin e bankës për të ndaluar programin e riblerjes së aksioneve. Kryetari i Bashkisë së Kopenhagenit, Frank Jensen, tha se kryeqyteti danez po sheh për mënyra që të shkëpusë bashkëpunimin me Danske Bank, si rezultat i skandalit, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Analistët flasin për një gjobë prej 6 miliardë dollarë, por që nuk ka gjasa ende pasi nuk janë zbuluar ende thyerje të rregullave. Banka franceze BNP Pariba mori një gjobë prej 8.9 miliardë dollarë nga autoritetet amerikane në vitin 2015, për shkeljen e sanksioneve në Sudan, Kuba dhe Iran. Shumica e llogarive jo-rezidente në degën në Estoni janë mbajtur nga ente apo individë rusë, që janë subjekt i sanksioneve amerikane. Bankat që bëjnë biznes në Estoni, kanë menaxhuar më shumë se 1 trilionë dollarë transaksione përtej kufijve nga 2008-a në vitin 2017, sipas Bankës Qendrore të vendit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre