LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Edhe sot jam i bindur se vendimi im mbajti gjallë procesin e integrimit në BE

Rexhepi: Edhe sot jam i bindur se vendimi im mbajti gjallë procesin e integrimit në BE

“Edhe sot jam i bindur se vendimi im e mbajti gjallë procesin e integrimit. Çdo shumicë e re do të ishte thikë në arkivol dhe do të thoshte fundi i aspiratës së qytetarëve në rrugën tonë evropiane. Unë do të vazhdoj ta bëj këtë edhe në të ardhmen”.

Kështu është përgjigjur deputeti Kastriot Rexhepi se si do të veprojë nëse Maqedonia nuk i fillon negociatat me BE-në këtë qershor, duke qenë se kur iu bashkua shumicës qeverisëse arsyeja kryesore e tij ishte të kontribuonte në përparimin e Maqedonisë në rrugën e BE.


“Nuk ka devijim nga anëtarësimi në Bashkimin Evropian, nuk ka ndërprerje të reformave, ne nuk heqim dorë nga dëshira që Maqedonia e Veriut të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe një shtet evropian me të gjitha standardet. Kjo është agjenda evropiane nga e cila kjo Qeveri dhe unë nuk do të heqim dorë kurrë sepse Maqedonia e Veriut nuk ka rrugë tjetër përveç asaj evropiane. Kemi fqinjë, kemi miq, kemi aleatë, jemi bërë shtet serioz. Ne do të qëndrojmë të përkushtuar dhe do t’ia dalim”, tha Rexhepi për Fokus.

Ai shtoi se qeveria po bën përpjekje serioze me mbështetjen e shumicës parlamentare për të nisur sa më shpejt negociatat dhe mbështetja e SHBA-së dhe BE-së janë vetëm një motiv plus në përpjekjet për heqjen e vetos dhe përkushtimin e fortë për dialogu me Bullgarinë për të gjetur zgjidhje.

Rexhepi paralajmëron se ngecja në politikën e zgjerimit të Unionit ndikon negativisht në kredibilitetin e vetë Unionit, por gjithashtu lë shumë hapësirë ​​për ndikime jodemokratike dhe joliberale.

Ai thekson se kjo qeveri do të vazhdojë të udhëhiqet nga ideja se “na duhen reforma dhe nuk do të lërë vend për zhgënjim dhe izolim”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori