LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi-Çollaku: Qeveria të rishikojë vendimin për hapjen e çerdheve private, në të kundërtën mund të mos hapen as pas dy javësh

Rexhepi-Çollaku: Qeveria të rishikojë vendimin për hapjen e çerdheve private, në të kundërtën mund të mos hapen as pas dy javësh

Dita e punës nuk iu filloi si çdo ditë tjetër, kjo pasi Qeveria e Kosovës në kuadër të masave të reja anti-COVID-19 vendosi të mbyllen për dy javë edhe çerdhet publike dhe private.

Për një vendim të tillë të Qeverisë, institucionet parashkollore ishin informuar nga mediat të dielën, por jo edhe përmes formës zyrtare.

“Ne morën lajmin përmes mediave të shkruara që do të pezullohet puna e institucioneve të çerdheve publike dhe private për dy javë. Dhe në asnjë mënyrë nuk na kanë njoftuar më herët dhe as nuk na kanë kontaku, qoftë edhe për ndonjë konsultim me neve”, tha për Telegrafin, Gëzime Rexhepi – Çollaku, kryetare e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private të Kosovës.

Rexhepi – Çollaku tutje shtoi se do të kërkojnë nga Qeveria që ky vendim të rishikohet dhe nga e hëna e ardhshme të fillojnë punën çerdhet, në të kundërtën ato mund të mos të hapen as pas dy javësh.

“Kishim takim [të hënën] me bashkë themelueset e institucioneve parashkollore private, ku diskutuam gjerë e gjatë, sepse është sfidë e llojit të vet dhe nuk e di si do t’ia dalim. Vendosëm që të ftojmë Qeverinë që të rishikohet vendimi, që së paku deri të hënën e ardhshme të fillohet puna. Në të kundërtën do të ftojmë të gjitha kopshtet private që pas dy javësh mos të hapen fare”, tha ajo.

Mirëpo, nënat që kanë fëmijët në çerdhe nuk mendojnë njësoj si Rexhepi – Çollaku.

“Është një masë shumë e duhur pasi që po mbyllen çerdhet, pasi fëmijët janë shumë të vegjël dhe virusi Delta po i atakon edhe fëmijët. Edhe pse është shumë e vështirë për nënat që punojnë, duhet të merren masa për mbrojtjen e fëmijëve prej virusit”, thotë një qytetare, për Telegrafin.

Nënat mendojnë se mbyllja e çerdheve është në interes të mbrojtjes së shëndetit të fëmijëve të tyre.

“Është pandemi dhe duhet me bë një zgjidhje jo me u infektu. Ndoshta ka staf që nuk janë të vaksinuar, infektohen fëmijët e edhe prindërit, e nënat që punojnë ose te vjehrra me i dërgu fëmijët ose me u liru prej pune. E për këtë duhet me u kujdes qeveria”, shtoi një qytetare tjetër.

Qeveria e Kosovës më 12 shtator mori vendim që nga 13 shtatori të gjitha institucionet parashkollore, çerdhet dhe kopshtet publike dhe private të mbyllen për dy javë. /Meridiana Statovci/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori