Arbër Rexhaj, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se pas sulmit në Banjskë, “topi” është në anën e Kosovës.
Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, Rexhaj ka thënë se faktet e sistemit të sigurisë janë të mjaftueshme për të argumentuar ndërlidhjen e Serbisë me aktin terrorist.
“Akti i agresionit ku rezultoi me vrasjen e një polici dhe një të lënduari tjetër tregon realisht për karakterin shovenist të Serbisë. Përmes fakteve dhe argumenteve sistemi i sigurisë komplet dhe pothuajse të gjitha institucionet e Republikës përkatëse e kanë argumentuar mjaftueshëm ndërlidhjen e Serbisë me këtë akt terrorist. Tash topi në formë figurative është në anën e Kosovës në kuptimin e asaj që Serbia përdor mjete të cilat mund të quhen mjete nën brez për arsye se kur dy palët dialogojnë në tavolinë, pala tjetër jo natyrshëm përdor një element tjetër që quhet ai i terrorizmit dhe e sulmon Kosovës”, ka thënë Rexhaj.
Ai theksoi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nxjerrë në pah një sekret shtetëror, teksa ka potencuar se sulmi ishte në plan të vazhdonte edhe në pika të tjera.
“Kryeministri i Kosovës e ka nxjerr para ca ditëve në pah një sekret shtetëror, pra sulmi nuk ka pasur të ndalej vetëm në Banjskë ka pasur të zhvillohet edhe në 30 e ca pika tjera të sulmohen stacionet tjera policore dhe ndërkohë përmes atij sulmi të arrihet deri në urën e Lumit Ibër”.
Po ashtu ai thekson se armatimi i përdorur në sulm, tregon drejtpërdrejt ndërlidhjen e shtetit serb me këtë sulm.
“Armatimi që është zënë aty është i vitit 2021, nuk mund të gjendet në tregun e lirë, e thotë edhe raporti. Armatimi është saktësuar se ku është prodhuar, në fabrikat në Serbi. Personat që kanë qenë pjesëmarrës ishin në dy grupe, serbë lokalë, dhe ata të maskuar që kanë qenë drejtpërdrejt prej Beogradit”.
Rexhaj vlerëson se institucionet kanë reaguar në mënyrë profesionale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Takimi Kurti-Allen, kryeministri shpreh shqetësimin për kërcënimet nga Serbia dhe lënien në liri të Radoiçiqit
Andonovski: Nuk do të luhet më futboll nëpër ministri, institucionet e udhëhequra nga BDI janë në prag të kolapsit
Ambasadori italian: Letra e Gërvalles e pa vlefshme, propozimi i BE-së të dërgohet në Kushtetuese
Nënsekretarja amerikane pas takimit me Kurtin: Kosova i takon BE-së dhe NATO-s
Shkarkohet kryetari i sindikatës së Policisë së Kosovës
Diskriminimi i banorëve shqiptarë në Graçanicë, Avokati i Popullit: Rasti është në procedurë të hetimit
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare