LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Çështje ditësh heqja e barrikadave në veri, i largojmë vet nëse nuk reagon KFOR-i

Rexhaj: Çështje ditësh heqja e barrikadave në veri, i largojmë vet nëse nuk reagon KFOR-i

Derisa barrikadat në veri të Kosovës vazhdojnë të qëndrojnë në ditën e dhjetë, Policia e Kosovës, ka njoftuar se situata vazhdon të jetë e qetë por që grupet kriminale vazhdojnë të pengojnë lëvizjen e lirë. Kurse, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka konfirmuar se kishte plan që të sulmohej pika kufitare në Jarinjë. E sipas anëtarit të Komisionit për Siguri, Arbër Rexhaj institucionet e Kosovës do të presin edhe disa ditë nga KFOR-i dhe nëse nuk largohen barrikadat, atëherë këtë do ta bëjnë vet.

Një protestë e nisur të dielën nga një grup serbësh, të afërt me organizatën paramilitare ruse Wagner, kishte qëllime të tjera.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka konfirmuar se grupi planifikonte të sulmonte pikën kufitare në Jarinjë.


“Intensiteti i sulmeve hibride të Serbisë dhe Rusisë ndaj Republikës së Kosovës është rritur ndjeshëm. Grafiku i punuar nga institucionet e sigurisë, që pasqyron vetëm krizën e djeshme në Jarinjë, tregon qartë edhe aktorët e përfshirë dhe autorin e vërtetë, Putinin. Ka pasur plan ruso-serb, që dje të digjej pika kufitare e Jarinjës. Ky plan u parandalua nga institucionet e Republikës së Kosovës (veçmas mekanizmat e sigurisë), në bashkëpunim me partnerët perëndimorë (veçmas amerikanët). Pavarësisht se policia e Serbisë, dje u shfaq duke i ndaluar huliganët që mos ta djegin Jarinjën, ky quhet vetëm një akt tërheqjeje nga ana serbe, duke e parë se një gjë e tillë do t’iu dështonte. Siç e ka Serbia aleat Rusinë e Kinën, ne e kemi aleat Perëndimin dhe SHBA-në. Ata përfaqësojnë agresionin, ne përfaqësojmë lirinë”, thuhet në reagimin e  Bislimit.

Derisa, nga Policia e Kosovës, kanë njoftuar se dy pikat kufitare, ajo në Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura, si shkak i barrikadave të vendosura nga grupet kriminale.

Nga ky institucion kanë thënë se gjendja vazhdon të jetë e njëjtë dhe se zyrtarët policor së bashku me akterët tjerë, vazhdojnë të kujdesen për sigurinë e qytetarëve.

“Forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e Policisë së Kosovës. Që nga vendosja e nëntë (9) barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim. Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e  qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme. Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me  të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës”, thuhet në komunikatën Policia e Kosovës.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në emisionin ‘Five’ ka folur për kërkesën që Kosova, ia ka adresuar KFOR-it për heqjen e barrikadave, që janë vendosur tash e 10 ditë në rrugë në pjesën veriore.

“KFOR-i ka kërkuar mirëkuptim nga Qeveria e Kosovës edhe një kohë për t’i larguar barrikadat, Qeveria e Kosovës do ta mirëkuptojë KFOR-in, por jo shumë gjatë. Mendoj që është çështje ditësh [largimi i barrikadave]”, deklaroi Arbër Rexhaj.

Grupi i ekstremit të djathtë “Patrulla Kombëtare” nga Serbia të dielën protestoi në pikën kufitare duke thënë se janë nisur që të ndihmojnë serbët në barrikada.

Ata kaluan një kordon të Policisë serbe por u kthyen mbrapa pak para arritjes në pikën kufitare në Jarinjë.

Kreu i këtij grupi Damjan Knezheviq, njihet për lidhjet e tij organizatën paramilitare ruse Wagner, selinë e të cilës e kishte vizituar muajin e kaluar.

Një ditë më parë qytetarët serb protestuan në afërsi të Jarinjës, derisa u përleshen edhe me zyrtarët policor serb, pas arrestimit të njërit prej protestuesve. Atyre u priu një serb që ka lidhje të afërta me grupin “Wagner”, një grup ushtarak rus në pronësi një personi të afërt të presidentit rus, Vladimir Putin.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori