LAJMI I FUNDIT:

Revolucion në industrinë e modës: Prada merr nën kontroll perandorinë Versace për 1.375 miliardë dollarë

Revolucion në industrinë e modës: Prada merr nën kontroll perandorinë Versace për 1.375 miliardë dollarë

Kompania italiane e modës Prada ka njoftuar blerjen e markës së famshme Versace nga Capri Holdings për 1,375 miliardë dollarë, një marrëveshje që përfshin edhe borxhet e Versace 

Është një hap i madh për të bashkuar dy nga emrat më të famshëm të modës italiane, në një industri të dominuar nga konglomerati francez.

Ndërsa Prada ka arritur të mbajë një pozicion të qëndrueshëm në treg pavarësisht rënies së kërkesës globale për mallra luksi, Versace ka operuar me humbje vitet e fundit. Megjithatë, me këtë blerje, Prada synon ta ringjallë atë.


Marrëveshja vjen menjëherë pas njoftimit të largimit të Donatella Versace si drejtore kreative, duke shënuar fundin e një epoke për markën e themeluar nga Gianni Versace, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

Patrizio Bertelli, kryetari i Prada dhe bashkëshorti i stilistit Miuccia Prada, theksoi se ata do të ruajnë dhe zhvillojnë trashëgiminë estetike të Versace duke ofruar mbështetje të fortë falë përvojës së tyre dhe investimeve të vazhdueshme.

Çmimi i paguar nga Prada është dukshëm më i ulët se shuma që Capri Holdings shpenzoi për të blerë Versace në 2018, rreth 2.15 miliardë dollarë duke përfshirë të gjithë borxhin.

Andrea Guerra, CEO i Prada, deklaroi se Versace ka potencial të madh, por kërkon një qasje të kujdesshme dhe kohë për t’u zhvilluar. /Telegrafi/