LAJMI I FUNDIT:

Reutersi përgënjeshtron Rusinë, imazhet e postuara nuk janë të bombardimit të Serbisë nga NATO – ato shfaqin Bagdadin

Reutersi përgënjeshtron Rusinë, imazhet e postuara nuk janë të bombardimit të Serbisë nga NATO – ato shfaqin Bagdadin

Një fotografi e shkrepur në vitin 2003, shfaq qiellin e Bagdadit duke shndrit natën si pasojë e raketës që shpërthen mbi një ndërtesë, e ajo është shpërndarë në llogarinë e misionit të përhershëm të Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), duke tentuar të manipulojnë sërish – kinse është fotografi nga bombardimet e NATO-s në Kosovë, që i dhanë fund luftës së Sllobodan Millosheviqit, shkruan Reuters.

Reklama

Llogaria e verifikuar shpërndau imazhin gjatë 24 marsit përbri tekstit: “më 24 mars 1999 koalicioni i NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kryen agresionin e paprovokuar dhe ilegal kundër Republikës Federale të Jugosllavisë që zgjati 78 ditë”, transmeton Telegrafi.

Fotografia e përdorur në postim mund të shihet në Getty Images me mbishkrimin: “Zjarr në ndërtesën e Këshillit të Ministrave të Saddam Husseinit, gjatë valës së parë të sulmeve në operacionin ‘Liri Irakut’, e shkrepur më 21 mars të vitit 2003 në Bagdad, Irak.

Ndryshe Shtetet e Bashkuara së bashku me NATO-n filluan bombardimet mbi caqet ushtarake të Serbisë gjatë vitit 1999, për të ndalë vrasjet masive të civilëve shqiptarë në Kosovë si dhe dëbimin e një milion qytetarëve.

Ishte NATO-ja që më 24 mars filloi sulmet kundër makinerisë së ushtrisë dhe policisë së Sllobodan Millosheviqit, duke e goditur për 78 ditë derisa Serbia u dorëzua dhe u largua përfundimisht nga Kosova. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Rohde: Nevojë urgjente për të punuar në objektivat e deklaratës së BE-së

Lajme
Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare shprehen skeptikë nëse Kurti do t’i dëgjojë kërkesat e Escobarit e Lajçakut

Lajme
Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Deputetja britanike: Beogradi ka orkestruar bojkot të zgjedhjeve, qytetarët në veri po kërcënohen nga grupet kriminale

Lajme
Kryeministri britanik i vendosur ndaj shqiptarëve, rreth dymijë të kthyer në 6 muaj

Kryeministri britanik i vendosur ndaj shqiptarëve, rreth dymijë të kthyer në 6 muaj

Lajme
BMW 320 e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në veri të Mitrovicës

BMW 320 e vjedhur në Gjermani, gjendet dhe konfiskohet në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Hoti, Pecit: Hera e fundit që po polemizoj me një analfabet

Hoti, Pecit: Hera e fundit që po polemizoj me një analfabet

Politikë
Kalo në kategori