LAJMI I FUNDIT:

Reuters, AP, CNN dhe New York Times hedhin poshtë akuzat se kishin njohuri paraprake për sulmin e Hamasit

Reuters, AP, CNN dhe New York Times hedhin poshtë akuzat se kishin njohuri paraprake për sulmin e Hamasit

Një numër i medieve botërore hodhën poshtë fuqishëm akuzat izraelite se katër fotoreporterë të pavarur – me të cilët kanë punuar në Gaza – kishin njohur paraprake për sulmet e Hamasit më 7 tetor.

Ministri izraelit Shlomo Krahi tha se “disa individë” që kishin punuar për Reuters, AP, CNN dhe New York Times “kishin njohuri paraprake”.


Katër mediumet kanë mohuar pretendimet.

Hamasi kishte nisur sulme në Izraelin jugor më 7 tetor duke vrarë më shumë se 1,400 civilë dhe ushtarë izraelitë dhe duke rrëmbyer më shumë se 240 persona.

Izraeli akuzon gazetarët e Reuters, CNN, AP dhe New York Times – se gjatë 7 tetorit “bashkëpunuan” me Hamasin
Lexo po ashtu Izraeli akuzon gazetarët e Reuters, CNN, AP dhe New York Times – se gjatë 7 tetorit “bashkëpunuan” me Hamasin

Komentet e Karhit pasuan një raport në uebsajtin pro-izraelit Honest Reporting, i cili sugjeroi  – pa prova mbështetëse – se prania e fotografëve mund të ketë qenë “pjesë e planit”.

Ai tha se prania e foto-reporterëve më 7 tetor në orët e para të sulmeve “ngriti pyetje etike”.

Imazhet e paraqitura nga fotografët përfshinin një tank izraelit të djegur, palestinezët që thyen një gardh në kibbutz “Kfar Aza” dhe skena nga vetë sulmi.

Reuters, AP, CNN dhe New York Times lëshuan të gjitha deklarata duke thënë se nuk kishte pasur marrëveshje paraprakisht me asnjë nga gazetarët për të siguruar foto.

New York Times i përshkroi akuzat si “të pamatura”.

“The Times ka mbuluar gjerësisht sulmet e 7 tetorit dhe luftën me drejtësi, paanshmëri dhe një kuptim të qëndrueshëm të kompleksitetit të konfliktit,” tha ai.

New York Times mbrojti gjithashtu punën e fotoreporterëve të pavarur në zonat e konfliktit, duke shtuar se punët e tyre “shpesh kërkojnë që ata të nxitojnë në rrezik për të siguruar rrëfime të dëshmitarëve të dorës së parë dhe për të dokumentuar lajme të rëndësishme.

“Ky është roli thelbësor i një shtypi të lirë në kohë lufte”.

Kompania mediale tha se një nga fotografët, Yousef Massoud, nuk kishte punuar me gazetën atë ditë, por kishte “bërë punë të rëndësishme për ta”.

Associated Press tha: “Asnjë personel i AP-së nuk ishte në kufi në kohën e sulmeve dhe as ndonjë punonjës i AP-së nuk e kaloi kufirin në çdo kohë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori