LAJMI I FUNDIT:

Reumatizmi jashtë-artikular (fibrozitet)

Reumatizmi jashtë-artikular (fibrozitet)

Reuma mund të paraqitet edhe jashtë artikulacioneve, gjegjësisht në indet e buta, rreth nyejve, në vendet ku ngjiten tetivat dhe ligamentet në muskuj, në mbështjellësin (kapsulën) e nyejve, në bursat, për rreth nervave, në indet e buta nën lëkur dhe në indin dhjamor

Prof. Dr. Xhevat Nurboja
Pulmolog dhe Fiziatër-Reumatolog
Tel. 044234404

Në këto lokacione mund të shfaqen ndërrime pezmatuese dhe degjenerative.

Fibrozitet paraqiten si shenja dhe simptoma që shkaktohen si reaksion i shumimit të indit fibrotik (lidhor) me irritomë mekanike, lëndime, ftohje, lagështi etj.

Fibrozitet e indeve të buta janë edhe shenja të fillimit të artrozave, spondilozës, gihtit si dhe ngarkesave psikike. Simptomat fillojnë shpejt në formë akute: dhimbje akute qafës, dhimbje akute e kraharorit, dhimbje e bërrylit, shpinës, në mes shpatullave, gjurit, shputës së këmbës etj.

Fibrozitet manifestohen me dhimbje dhe ndjeshmëri të shtuar në indin nën lëkuror dhe muskuj, dhimbje në inversioneve të tetivave, ligamenteve, burzave. Këto ndikojnë në kufizimin e lëvizjes, shtangimin i cili më i shprehu është në mëngjes apo pas një pushimi. Paraqiten te vozitësit, gurëthyesit, minatorët, punëtoret administrative që punojnë kohë të gjatë ulur.

Këto dhimbje janë më intensive në kushte atmosferike, ku ka lagështi, ajër të ftohtë (shkujë), lodhje, ngarkesë psikike etj.

Të sëmurët trajtohen me me antireumatik jo steroid, terapi fizikale (në Banjë të nxehtë), pushim nga puna disa ditë. Pacientët duhet të informohen që fibrozitet nuk janë sëmundje të rrezikshme.

Fibrozitet më të shpeshta janë:

Fibroziti muskulor (myogelosis) – paraqitet për shkak të ndërrimeve pezmatuese dhe degjenerative, shpesh edhe nga ngarkesa psikik (reumatizmi psikik). Muskujt janë të ndjeshëm në prekje, janë të shtanguar, kanë pika të veçanta të dhimbjeve. Lokalizimi më i shpeshtë është qafa, krahët, shpatullat etj.

Fibroziti i tetivave – përfshin mbështjellësin e tetivave dhe vendet e ngjitjes (insercionit) të tetives në kocka (tendovaginitis). Shkaktojnë dhimbje, pengojnë lëvizjen e gishtërinjve, shtangimin e shuplakës së dorës. Lokalizimi më i shpeshtë është në krah (periarthritis humeroscapularis), në bërryl (epycondilitis), komblik (tendinitis coxae), në gjunjë. Karakteristikë e të gjithave është dhimbja, shtangimi, lëvizja e vështirësuar dhe e kufizuar.

Fibroziti i shuplakës (Contractura Dypitren)- paraqitet te minatorët, gurthyesit, kasapët etj. Në fillim ka dhimbje dhe mpirje të gishtërinjve, pastaj shtangim dhe vështirësi në lëvizje, më në fund ndërrimet në lëkurë paraqiten në formë të trashjes së lëkurës së shuplakës. Shuplaka deformohet, nuk mund të hap shuplakën dhe gishtat.

Fibroziti i indit dhjamor nën-lëkuror (paniculitis ose Celulitis) – paraqitet te personat me mbipeshë, sidomos të grat. Indi dhjamor futet në mes të rrjetit fibrotik, fryhet dhe lëkura skuqet, kështu që i përngjan “lëvores së portokallit”. Ky është pezmatim i indit dhjamor dhe lëkurës, shkakton dhimbje. Lokalizimi më i shpeshtë është në gjunjë, qaf, krahë etj.

Mjekimi përcaktohet pas vlerësimit të gjendjes nga reumatologu. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Tetë mënyra efektive për të ndaluar dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie

Shëndetësi
Kalo në kategori