LAJMI I FUNDIT:

Retkoceri: PDK voton pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e pronave në Badovc

Retkoceri: PDK voton pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e pronave në Badovc

Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri ka thënë se PDK është pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e pronave në Badovc.

Ai në një fjalë para asamblistëve dhe pas largimit nga salla të asamblistëve të LDK-së, tha se sot është një ditë e bukur për kryeqytetin dhe kjo seancë e jashtëzakonshme na bashkoi në thirrjen e cila është thirrje kundër këmbimit të pronave në Badovc, vendim ky që ishte marrë me 21 dhjetor 2023.


Rama sqarohet për këmbimin e pronave, thotë se ministritë morën vendime për shkak të spekulimeve në media
Lexo po ashtu Rama sqarohet për këmbimin e pronave, thotë se ministritë morën vendime për shkak të spekulimeve në media

“Ky vendim nuk ka arsyetuar interesin publik. Ne ishim dhe jemi kundër ndërtimeve në Badovc, dhe nuk mendoj që komuna ju ka borxh pronarëve të pronave private t’ju ndërroj tokat pa arsyetuar interesin publik. PDK ka qëndrim konsistent qysh në vitin 2020 kemi iniciuar seancë ku kemi kërkuar që Kuvendi Komunal të anuloj ndërtimet në Badovc. Në vitin 2021 nuk kemi përkrahur këmbimin e pronave në Badovc dhe njëjtë veprojmë edhe tani”, tha Retkoceri.

Retkoceri shtoi se “aspak nuk na shqetësojnë pozicionet politike të partive tjera por e rrezikshme është që fenomeni i tillë i dëmshëm të kthehet në normalitet”

“Ne sot të gjithë bashkë mund ta ndalim dëmin e vendimit të këmbimit të pronave që cenon interesin publik”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori