LAJMI I FUNDIT:

Retë e çuditshme mbi Alaskë nxitin debat dhe një sërë teorish konspirative

Retë e çuditshme mbi Alaskë nxitin debat dhe një sërë teorish konspirative

Një formacion i çuditshëm i reve mbi Alaska, ka nxitur debat dhe një sërë teorish konspirative.

Bëhet fjalë për retë që janë publikuar nëpër rrjete sociale, e që janë parë në Lazy Mountain të Alaskës, transmeton Telegrafi.


Meteor, raketa ruse, rrëzim aeroplani e UFO, ishin disa nga teoritë që filluan të qarkullojnë pasi u shfaqen retë në formë “gypi”.

Ishte pikërisht një ekip i shpëtimit që ishin dërguar në vendin ku kishte ndodhur një aksident, kur hasën në diçka të pazakontë mbi malet Lazy.

“Nuk ishim të sigurtë por dukej bukur”, tha Heather Isackson në Facebook. /Telegrafi/