Profesori universitar Resul Sinani, ka botuar dy libra online: “Hulumtime në fushën e medias dhe komunikimit I” dhe “Roli i televizionit në komunikimet socio-kulturore kombëtare”.
Në librin me titull “Hulumtime në fushën e medias dhe komunikimit I” janë të botuar 10 artikuj shkencorë të cilët kanë qenë të botuar në gjuhën angleze nëpër Revista Shkencore ose janë prezantuar nëpër Konferenca Shkencore Ndërkombëtare dhe janë botuar nëpër Proceedings të tyre, ndërsa tani botohen në gjuhën shqipe.
Kurse libri i dytë me titullin “Roli i televizionit në komunikimet socio-kulturore kombëtare” botohet disertacioni i doktoratës por i adaptuar për libër.
Përmes këtij libri, Sinani e përkujton udhëheqësin shkencor të doktoratës prof. dr. Gilman Bakalli, i cili kishte ndërruar jetë pak kohë pas mbrojtjes publike. Po ashtu në kopertinën e librit janë vendosur thekse nga vlerësimi që prof. Bakalli kishte bërë rreth punimit të Sinanit, ku ndër të tjera kishe thënë: “Studimi i Resul Sinanit mund të konsiderohet i dobishëm nëse marrim parasysh faktin se studimet me objekt studimi përmbajtjen programore televizive mungojnë në të dy anët e kufirit shqiptar.
i i tillë, ky studim mund të shërbejë si bazë referuese të dhënash shkencore për studimet e më vonshme relevante. Një tjetër aspekt specifik origjinal i punimit buron edhe nga një dukuri tjetër: përgjithësisht punimet me objekt rolin e televizionit në fusha të ndryshme të shoqërisë priren të venë në pah aspekte negative të këtij ndikimi. Sinani, në të kundërtën, evidenton një rol integrues pozitiv të televizionit në aspektin kulturor të shqiptarëve”.
Të dy këto libra janë botuar nga Shtëpia Botues “Bogdani” në Bruksel dhe Prishtinë, me drejtor të botimeve prof. ass. dr. Jeton Kelmendin, ndërsa recensentë të librit janë dr. sc. Ferid Selimi dhe dr. sc. Gazmend Abrashi.
Librat e fushës së komunikimit janë të pakta në gjuhën shqipe, prandaj do t’ju shërbejnë në radhë të parë studentëve të gazetarisë, medias dhe të komunikimit, por gjithashtu edhe studiuesve të këtyre fushave.
Resul Sinani është profesor dhe dekan i Fakultetit të Komunikimit Masiv në Kolegjin AAB.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme
"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?