Është restauruar sot Katedralja e qytetit mesjetar të Artanës (ish-Novobërdës), të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e quajti vlerë të përbashkët të bashkëjetesës.

Me rastin e inaugurimit të saj, aty bashkë me kryeministrin ishte edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt.


Me këtë rast Haradinaj tha se katedralja që është rinovuar me ndihmën e Qeverisë gjermane, konfirmon rrugën e gjatë të bashkëjetesës dhe vlerave.

Njëherësh, ai bëri të ditur se vetëm gjatë kohës sa është kryeministër, Gjermania ka dhënë mbi 100 milionë euro donacione në Kosovë.

Ambasadori i Gjemanisë, Christian Heldt tha se Instituti Arkeologjik po bën një punë të mirë dhe për këtë e dëshmon edhe ky objekt që sot u rinovua.

Ambasadori gjerman falënderoi kryeministrin Haradinaj për siç tha ai, interesimin e këtij të fundit për historinë dhe rëndësinë e punës së Institutit Arkeologjik të Kosovës.

Ndërkaq drejtori i Institutit Arkeologjik, Enver Rexha, foli për rëndësinë e këtij projekti, teksa u shpreh optimist se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë me monumente të tjera, për çka tha se beson se do të kenë edhe mbështetjen e Qeverisë së Kosovës.

Projekti për restaurimin e katedrales së Artanës ka filluar në vitin 2017 dhe është financuar nga Ambasada Gjermane./Telegrafi/

61740769 1190133117777767 7015562682669465600 o

61446688 1190132627777816 2209992739464937472 o

61227363 1190132301111182 1072294759323664384 o

61076007 1190131157777963 4625717762482765824 o