LAJMI I FUNDIT:

Restaurim i monument me vlera unikale në Rubik

Restaurim i monument me vlera unikale në Rubik

Kisha e Manastirit të Rubikut, në Mirditë, monument kulture i kategorisë së I-rë, do t’i nënshtrohet së shpejti restaurimit.

Me një sipërfaqe prej 390 metra katrorë, kisha ngrihet mbi një shkëmb të thepisur buzë lumit Fan, pranë Rubikut.


Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale ka miratuar projektin për kryerjen e ndërhyrjeve konservuese-restauruese.

Kjo kishë ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1272, ndërsa ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan. /atsh/