LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e vazhdueshme shqetësojnë fermerët

Reshjet e vazhdueshme shqetësojnë fermerët

Prodhuesit e perimeve nga Komuna e Rahovecit, kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me vonimin e prodhimit për këtë vit, si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut.

Sipas tyre, lagështia e krijuar nga reshjet e shiut, do të ndikojë edhe në zvogëlimin e prodhimtarisë për këtë vit.


Përmirësimi i motit ka ndikuar që ata të shpejtojnë me mbjelljen e perimeve, raporton RTK.

Por, këto nuk janë problemet e vetme me të cilat po përballen këta prodhues. Ata kanë shprehur shqetësime për tregun dhe konkurrencën e krijuar nga importi i produkteve të njëjta, të cilat ofrohen me çmime më të ulëta.