LAJMI I FUNDIT:

Reshje shiu e shkarkime rrufesh, ky është moti për sot

Reshje shiu e shkarkime rrufesh, ky është moti për sot
Sheshi Zahir Pajaziti- Prishtinë

Edhe gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga reshjet e shiu dhe shkarkime rrufesh.

Nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht reshjet mund të jenë paksa më intenzive, e të shoqërohen edhe me breshër.


Pas reshjeve të shiut, qytetarët në Prishtinë "peshkojnë" në amfiteatrin e sheshit "Zahir Pajaziti"
Lexo po ashtu Pas reshjeve të shiut, qytetarët në Prishtinë "peshkojnë" në amfiteatrin e sheshit "Zahir Pajaziti"

Temperaturat do të sillen nga 17 deri në 25 gradë celsius. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje. /Telegrafi/