Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albena Reshitaj, ka mohuar se nga Lëvizja Vetëvendosje, i është kërkuar qëndrimi në seancën për presidentin, për të votuar pro zgjedhjes së Vjosa Osmanit.
”Absolutisht jo. Ky vendim ka qenë i imi, i pavarur dhe krejtësisht profesional”, është shprehur Reshitaj.
Sipas saj, kishte javë para se të mbahej seanca, ku në mbledhje të kryesisë së AAK-së, kishin diskutuar për këtë çështje dhe ajo kishte dhënë mendimin e saj për të qenë pjesë e seancës.
”Ka javë që në mbledhje të kryesisë, kam dhënë mendimin tim që pse ne si AAK duhet të jemi në seancë gjatë zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Kanë qenë dy arsye kryesore që më kanë shty të jem pjesë e këtij procesi. Ne jemi në një situatë me pandeminë, sidomos unë që përcjellë nga afër çdo ndryshim që ndodhë me këtë gjendje. Dhe më është dukur më e pakta që mund t’i bëjmë vendit tonë të shkojmë në zgjedhje në këtë situatë pandemie. Dhe e dyta është se Lista Serbe bëhej qartë faktorizim i ndërtimit të institucioneve të Kosovës. E kam ndjerë nga brenda që mund të ndikojë ta kem një mundësi që edhe më tutje Lista Serbe e shantazhuar nga Beogradi të ketë ndikim, impakt në ndërtimin e institucioneve të tjera”, tha Reshitaj për Kan Kosova.
Ndërsa kreu në detyrë i AAK-së Ramush Haradinaj u shpreh se Albena Reshitaj gaboi me pjesëmarrjen e saj në seancën për presidentin, duke zbehur rolin e AAK-së, deputetja në fjalë mohon të ketë dëmtuar subjektin që përfaqëson.
”Nuk mendoj që prezenca ime në sallë ka dëmtuar AAK-në. Vet ideja që unë marrë qindra mesazhe, e dëshmojnë të kundërtën”.
”Është e vërtetë që ne kemi pasur kandidatin tonë, dhe ne kemi kërkuar besim qytetar për kandidaturën për president nga partia jonë, por tek e fundit përtej interesit partiak, ka qenë stabiliteti institucional në të cilën gjendet Kosova edhe me pandeminë por edhe me çështje të tjera”.
Mes tjerash Reshitaj gjithashtu hodhi poshtë deklaratat se vota e saj ishte e ndikuar nga pazaret për përfitime personale.
”Mua më vjen keq për këto pretendime. Absolutisht jo. Nuk jam pjesë, apo më mirë të them, në natyrën time nuk ka gjëra të tilla, nuk funksionoj me idenë e gjykimeve të tilla, nuk merrem me këto çështje”, tha ajo.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert