LAJMI I FUNDIT:

Republikanët i drejtohen Trumpit: Mos i prano rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Republikanët i drejtohen Trumpit: Mos i prano rezultatet e zgjedhjeve presidenciale

Republikanët i kanë kërkuar presidentit, Donald Trump të mos pranojë rezultatin e zgjedhjeve presidencial.

E gjithë kjo pas presionit që të pranojë humbjen edhe kur ka angazhuar një ekip të madh të avokatëve rreth legjitimitetit të zgjedhjeve, raporton BBC.

“Këto janë zgjedhje të kontestuara. Media nuk vendos kush bëhet president. Nëse do ta bënin, ju nuk do të kishit kurrë një president republikan”, tha senatori republikan për Karolinën e Jugut, Lindsay Graham.


“Presidenti Trump nuk duhet të pranojë”, shtoi, transmeton Telegrafi.

Graham tha se kishte “akuza për dështim dhe mashtrim të sistemit”, duke përmendur prova të “gjashtë votave të personave të vdekur në Penslivani”.

Pavarësisht akuzave për parregullsi të çuditshme, nuk ka dalë asnjë provë për të mbështetur pretendimet e Trumpit për mashtrim sistematik në sistemin e votimit në SHBA.

Trump sërish i drejtohet popullit amerikan përmes rrjeteve sociale, por nuk e pranon humbjen
Lexo po ashtu Trump sërish i drejtohet popullit amerikan përmes rrjeteve sociale, por nuk e pranon humbjen

Edhe senatori i Teksasit, Ted Cruz ka pohuar se kishte “mosmarrëveshje serioze” në shtetet kryesore mbi totalin e votave.

“Ne duhet të lejojmë që procesi ligjor të ecë përpara dhe kur proces të përfundojë, i cili do të jetë për disa javë, ne do të dimë kush mbizotëron në zgjedhje”, tha ai dhe shtoi, “Por fakti që redaksitë e mëdha të New Yorkut duan që Donald Trump të humbasë, ata nuk e vendosin atë. Kjo është një pyetje për votuesit”.

Ndryshe, Joe Biden ka siguruar 290 vota elektorale gjersa Trump 214 sosh ndërsa fituesit i duhen 270. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A mundet SHBA-ja t'ia

A mundet SHBA-ja t'ia "vrasë" armët Evropës - ekspertët shprehin shqetësimin për "çelësin e vdekjes"

Amerika
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Shikoni çfarë mund të bëjë aeroplani luftarak amerikan F-35

Botë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Kryeministri i ri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanada kurrë nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori