LAJMI I FUNDIT:

“Republika e Brekëve”, premierë në Teatrin e Qytetit të Pejës (Foto)

“Republika e Brekëve”, premierë në Teatrin e Qytetit të Pejës (Foto)

Nën regjinë e Jeton Ahmetajt, sonte prej orës 19:30, në teatrin “Istref Begolli” në Pejë, shfaqet komedia “Republika e Brekëve”.

Shfaqja e realizuar me ndihmën e asistentëve të regjisë, Agon Bala dhe Flormed Shabanaj, tregon vështirësitë financiare të një çifti bashkëshortor, që detyrohet të japë me qira një dhomë të shtëpisë, transmeton Telegrafi.


Moment nga provat e shfaqjes

“Pasi zonjës së shtëpisë i bien brekët në tubimin elektorat të presidentit, ata nisin të marrin oferta për këtë dhomë nga një poet, shkencëtar dhe një berber”, ka thënë shkurt Ahmetaj, lidhur me komedinë.

Fitore Broqi, Flormed Shabanaj, Agon Bala, Herodita Ramshaj, Fisnik Sykaj, Luan Daci, Shpresa Salihaj dhe aktori mysafir, Veton Osmani, janë aktorët që do të luajnë në këtë komedi. /Telegrafi/