Reporterëve uragani nuk u pengonte, kalimtarët e rastit i shikonin të habitur derisa raportonin “midis” erërave të forta

Në Shtetet e Bashkuara aktualisht janë tri çështje që diskutohen në masë të madhe – pandemia COVID-19, lufta në Afganistan dhe uragani Ida - që deri më tani ka arritur deri në bregun e shtetit amerikan Louisian dhe po kërcënon që të jetë për vetëm një nuancë më i dobët sesa uragani Katrina i viti 2005, që bëri që New Orleans të përmbytet dhe të fillojë evakuimi i banorëve.
E një video e filmuar në New Orleans këto ditë po qarkullon në masë të madhe në rrjetet sociale – ku shfaqen dy reporterë në rrugë duke treguar fuqinë e vërtetë shkatërruese të këtij uragani, transmeton Telegrafi.
Me kapela në kokë bisedonin për motin e ligë dhe shirat e rrëmbyeshëm si dhe për situatën që do të zhvillohej në orët në vazhdim.
E derisa ata bisedonin për erërat e forta që shkatërronin gjithçka që u dilte para, reporterët duket se nuk i trembeshin më të keqes, përkundrazi raportonin sikur nuk po ndodh asgjë e keqe.
Madje reporterët i shikonin me habi kalimtarët e rastit që kishin zgjedhur këtë moment të papërshtatshëm për të dalë në rrugë. /Telegrafi/
















































