LAJMI I FUNDIT:

Reportazh: Dasma te shqiptarët, shfaqja e jetës! (Foto/Video)

Reportazh: Dasma te shqiptarët, shfaqja e jetës! (Foto/Video)

Kosova është vendi i dytë më i varfër në Evropë, ekonomia është e thyer. Vetëm industria e dasmës lulëzon: Për zbukurimin e dasmës së fëmijëve të tyre, prindërit shpesh futen në borxh për dekada të tëra. Mysafirë në dasmën e Fllavies dhe Kushtrimit - midis tradicionales dhe modernes.

Femra është një “skllave” me anë të së cilës gjërat duhet të transportohen, thotë Kanuni – ligji arkaik i zakoneve shqiptare. Gruaja ka lindur për të pasur fëmijë. Një brez më parë, tek kosovarët këto ligje transmetoheshin gojarisht. Pas kësaj, martesa shërbeu edhe për të bërë lidhje të dobishme familjare. Zgjedhjen e bashkëshortit e rregullonin prindërit. Nusja dhe dhëndri u panë ndërmjet veti vetëm në ditën e dasmës.

Fllavia ishte 17 vjeçe, kur ajo u njoftua me burrin e saj të ardhshëm, me të cilin do të martohet edhe tre ditë. Kjo kishte ndodhur rreth katër vite më parë. Ajo shkonte në gjimnaz në Suharekë, një qytet i vogël në Jug të Kosovës.

Kushtrimi ishte 27 vjeç. Ai kishte ndërprerë studimet për ekonomi sepse i duheshin para prandaj kishte hapur një klub në stacionin e autobusave, në të cilin të rinjtë e kësaj ane, gjatë ditës pinin çaj ndërkaq mbrëmjeve birra.

Atje u takuan për herë të parë. Ajo menjëherë ishte dashuruar, thotë Fllavia, së cilës i bie të kuqi në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Gjashtë muaj më vonë, ai kërkoi nga ajo që të martoheshin. Ajo i kishte thënë PO. Koha e mësitve klasik tanimë nuk është prezente në Kosovë.

Megjithatë, propozimet për “bashkim” mund të bëhen edhe nga të afërm ose pjesëtarë të familjes – por femrat edhe mund të refuzojnë.

Studentët kërkojnë partnerët kryesisht vetë. Prindërit mund të përfshihen vetëm në qoftë se ata nuk pajtohen me zgjedhjen.

Prindërit e Fllavias janë më se dakord – dhëndri i ardhshëm i tyre është një njeri i nderuar dhe ka një bar të lulëzuar me 14 të punësuar. Kushtrimi nuk ka se kënd të pyes, prindërit e tij u vranë në vitin 1998 nga serbët. Ai u rrit me hallën e tij.

Për dy vjet, çifti jeton në një apartament me dy dhoma të cilin kanë zgjedhur që ta blejnë së bashku.

Kjo nuk është gjë e pazakontë tanimë, që çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë, thotë Fllavia – Kosova është moderne, raporton reporterreisen.com.

Por edhe në kryeqytet, Prishtinë nuk ka një ide strikte se çfarë lloj marrëdhënie është morale dhe çfarë jo.

Megjithatë, konviktet e studentëve janë të ndarë sipas gjinisë – studentet të cilët janë parë në “bllokun e gabuar” të banesave ka rrezik të keqkuptohen, deri në vlerësimin e një “lavireje”.

Fllavia vendos gjashtë fustanet në një dollap në dhomën e fjetjes: një fustan të bardhë të dasmës dhe pesë veshje mbrëmje në rozë salmon, rozë, e kuqe, anthracite dhe e zezë.

Në shtrat janë bizhuteritë prej ari dhe “diamante të rreme”, dy palë pantallona tradicionale të bardha dhe jeleka të qëndisura me ari. Ajo gjithashtu i ka gjashtë palë këpucë, një me ngjyrë të zezë dhe harqe të mëdha të kuqe.

Fllavia është një vajzë me flokë të drejta ngjyrë kafe dhe një buzëqeshje gjithmonë “të tërhequr”.

Megjithatë duket modeste dhe e rezervuar, ajo e ka vështirë të imagjinoj se të shtunën e ardhshme do të futet në tepihun e dasmës si një divë me take të larta.

“Këto të gjitha janë për mua”, thotë ajo, transmeton Telegrafi.

Çdo gjë është vendosur për ditën e dasmës dhe një ditë pas dasmës. Dhuratat për nusen shpesh përbëjnë gjysmën e çmimit të një martese kosovare.

Deri në një zinxhir dhe një palë vathë të bëra nga ari, deri te një orë e nënës së saj, të gjitha dhëndëri i ka paguar.

Ceremonia e dasmës dhe mobiljet e reja të dhomës së gjumit i paguan Kushtrimi.

Familja e nuses paguan ceremoninë e martesës. Ajo kushton mes 10.000 dhe 20.000 euro.

Në të ardhurat mesatare kosovare prej 364 euro, familjet shpesh futen në borxh për dekada të tëra. "Kjo është tradita jonë", thotë Fllavia.

Më herët, nusja kishte vetëm “çejzin” të cilin ia kishin dhënë para martesës. Ajo nuk fitonte para dhe duhej të kujdesej vetëm për fëmijët, prindërit dhe buxhetin.

Femrat ishin të lejuara që të vazhdonin shkollën e lartë sepse ishte mundësia që të flirtonin me djemtë dhe kështu mos ta prishnin reputacionin e familjes.

Kjo megjithatë nuk kishte ndonjë avantazh për prindërit e saj, sepse pas martesës ato jetonin tek familja e burrit.

Fllavia ka studiuar Pedagogji dhe Ekonomi në Prizren, njëzetë kilometra nga Suhareka.

Ajo dëshiron të bëhet mësuese në çerdhe fëmijësh dhe thotë se veshjet e saja do t’i blejë nga paratë e fituara – nëse paraprakisht nuk bëhet nënë.

Dhoma për fëmijët tashmë është gati. Në derë gjendet një fotografi: princi dhe princesha, dorë më dorë, me një vështrim të ëmbël në sytë e tyre.

Kushtrimi, rrobat që ia kishte blerë Fllavias për dhuratë, në ditën e martesës nuk mund t’i shoh. Ai nuk është i ftuar. “Ska burra, vetëm gra – kjo është mbrëmja ime”, thotë Fllavia.

Tradicionalisht, nusja, një ditë para martesës ua prezanton të afërmve të saj rrobat dhe bizhuteritë.

Gjatë kësaj mbrëmje ato kërcenin deri vonë dhe më pas ajo me motrat e saj bien për të fjetur. Jeta e saj “e vjetër” tanimë po përfundon.

Gjithashtu për Fllavien po fillon një jetë e re, edhe pse edhe të kaluarën nuk duhet harruar. Shtëpia e prindërve të saj dhe ajo ku do të bashkëjetojë me Kushtrimin janë shumë afër.

Mbrëmja në Hotel Lijon: Fllavia dhe miqtë e saj në ditën para martesës janë të rreshtuar në hyrje të sallës së banketit duke i dhënë dorën çdo mysafiri të ardhur.

Ajo ka veshur disa rroba tradicionale të bardha dhe një jelek të qëndisur me ari. Gjithashtu edhe flokët e saj kaqurrela ishin karakterizuar me një frizurë.

Por vetëm për femra: tetë kushëriret e saj kanë ardhur në këtë mbrëmje, dy kameramanë filmojnë vallet. Për sa kohë që çdo gjë shkon sipas planit, kushërinjtë e saj buzëqeshin prapa kamerave.
Në mesditë të nesërmen dëgjojmë nga larg tingujt e lodrave dhe surleve. Rreth dyzet makina bllokuan rrugën. Më shumë se njëqind të afërmit e Kushtrimit shkuan në shtëpinë e nuses për të marr atë nga prindërit e saj.

Me marrjen e nuses, familjet “humbin” reciprokisht fëmijët e tyre. Nusja dhe dhëndri nuk japin betimin.

Këtë, tanimë e kanë bërë prindërit e tyre. Shteti nuk luan ndonjë rol në çështjet familjare. Edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos, Kanuni ka luajtur rol të rëndësishëm në jetën e tyre.

Një qilim i madh i kuq në oborrin e Fllavias është gati për valle. Gratë nga familja e dhëndrit mbajnë duart e njëri-tjetrit dhe vallëzojnë nën tingujt e tupanit duke hedhur tre hapa para dhe një mbrapa.

Fllavia del nga shtëpia krah për krah me vëllaun e saj. Ajo tanimë ka të veshur edhe vellon e saj. Sytë e saj duken të dëshpëruar, nuk ka buzëqeshje në fytyrën e saj.

Ndërkaq, Kushtrimi, nusen e tij e merr duke e dërguar atë në veturën e tij AUDI Q7. Ajo vazhdon të sillet si e mërzitur – nga tradita. Ajo luan rolin e një nuse të mërzitur e cila duhet të largohet nga familja e saj. Dhe ajo e luan mirë këtë rol.

Pas tyre, rrahje shuplakash, valle e këngë nga të afërmit e Kushtrimit. Nëna dhe dy motrat e Fllavias qajnë.

Gjithë të tjerët hipin nëpër makina dhe i drejtohen festës së madhe në Hotel Lijon.

Ardiana ul dritaren e veturës dhe i rrit zërin muzikës. Nga zëruesit dalin tingujt e një balade ballkanike. Në rrugën kryesore, Ardiana qet kokën në dritare dhe këndon me zë të lartë e gëzuar.

Prapa tyre është një xhip I bardhë. Ai qëndron në mes të kolonës së veturave të dasmorëve.

Xhipi i përket xhaxhait të Kushtrimit, i cili kishte ardhur me gruan dhe dy vajzat e tij nga Zvicra.

Të ftuar ishin shumë familje të tjera nga diaspora. Ju zakonisht jeni ekstra mysafirë, pasi që edhe dhuratat për dasmë vijnë më të mira. Por rruga nga Zvicra dhe Gjermania është e largët për vetëm një dasmë.

Kështu që, shumica e dasmave zënë vend ndërmjet muajit maj dhe shtator, kur të afërmit kthehen për pushime verore në vendlindjen e tyre.

Megjithatë sallat e dasmave janë rezervuar që herët dhe disa nga mysafirët do të kenë rastin të vallëzojnë në disa prej dasmave të të afërmve të tyre. Kushtrimi dhe Fllavia kanë zgjedhur muajin prill.

Përderisa hallat e Kushtrimit i hapin festimet me vallëzim, Ardiana zhduket për të ndërruar fustanin e zi me një kuq e zi.

Në po të njëjtën dhomë, gratë mysafire ndërrojnë veshjet e tyre.

Nuk është çudi që në Suharekë, çdo i pesti dyqan është i specializuar për veshje dasmash.

Deri sa Ardiana është duke hedhur valle, muzika papritmas ndalet dhe këngëtari merr mikrofonin. Të gjithë sytë kah shkallët zbritëse. Hapen dyert, nusja dhe dhëndri vijnë. Përpara një peizazhi me liqenin kaltër, me qielli të kaltër dhe retë rozë, ata qëndrojnë krah për krah me një buzëqeshje të vjedhur.

Përderisa zbresin shkallëve, ajo në të djathtë, ai në të majtë, balonat bien poshtë nga tavani – asnjë regjisor i Bollywoodit nuk do të mund të inskenonte një skenë më të mirë.

Ajo simbolizon arritjen e nuses në shtëpinë e saj të re. Mysafirët i dhurojnë nuses monedha prej 50 dhe 100 eurosh.

Kushtrimi dhe Fllavia vazhdojnë në tryezën e dasmës për të vazhduar vëzhgimin si dy spektatorë në festën e jetës së tyre.

Mysafirët kanë formuar radhë vallëzimi të gjata, gratë me frizura të ndryshme, me minifunde ose edhe me veshje mbrëmjesh, burrat në veshje kat dhe kravatë ose pantallona dhe atlete. Këto ritme shpesh i kanë vallëzuar, gjithashtu edhe më të vjetrit ndërmjet tyre, kur në dasma vetëm kostumet visheshin – dhe gruaja ishte vetëm një “skllave”. /Telegrafi/