LAJMI I FUNDIT:

Replika mes Hotit e Hoxhajt lidhur me njohjen nga Izraeli

Replika mes Hotit e Hoxhajt lidhur me njohjen nga Izraeli

Kryeministri Avdullah Hoti i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Enver Hoxhaj lidhur me njohjen e Kosovës nga Izraeli.

Hoxhaj deklaroi se nuk mund të quhet njohje pasi që nuk ka ende vendim zyrtar për njohjen nga Izraeli.


E Hoti tha se procuderalisht kjo është kryer në natën e 3 shtatorit, shkruan Telegrafi.

“Proceduralisht është kryer në natën e 3 shtatorit, pra para telefonatës sime me kryeministrin e Izraelit në Shtëpinë e Bardhë. Së bashku me ambasadën tonë në SHBA jemi duke i bërë të gjitha përgatitjet që javët e ardhshme për të vendosur marrëdhënie diplomatike”, ka thënë Hoti.

Hoxhaj: Në Washington nuk u negociua asgjë, për njohjen nga Izraeli ende nuk ka vendim
Lexo po ashtu Hoxhaj: Në Washington nuk u negociua asgjë, për njohjen nga Izraeli ende nuk ka vendim

Pas kësaj deklarate ka reaguar sërish deputeti Enver Hoxhaj, duke thënë se njohja është akt politik.

“Unë vërtetë i gëzohem njohjes së Izraelit, jam kanë vet nja pesë herë. Komunikimi që ka pasur me Netanyahun është komunikimi më i mirë që ka pasur Kosova ndonjëherë, por ju lutem kolegë, njohja është akt politik, ku ka vullnet politik. Na në Kosovë nuk kemi marrë letër deri më tash”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj e përmendi edhe një letër me të cilën kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu iu drejtua qytetarëve të Kosovës.

“Letra dërguar nga Netanyahu e kam parë origjinalen, para dy ditësh e ka titullin, jo Kryeministër i Republikës së Kosovës, por të dashur miq. Meqë emri Avdullah është i respektim në Izrael, të paktën ia kish shkrua i dashuri Avdullah, por e ka shkrua vetëm të dashur miq. Nëse ata kanë shpreh vullnet politik, hypeni dikë në aeroplan dhe dërgojeni, ndaq le të vendoset në Tel Aviv e ndaq në Jerusalem”, tha Hoxhaj.

E kryeministri Hoti iu drejtua Hoxhajt se letra për të cilën ai foli, është dërguar me rastin e një ceremonie festive për shënimin e vitit Hebraik, dhe se ajo letër nuk ka qenë e drejtuar për të./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori