Reperja ikonike e viteve të 90-ta, Lil’ Kim, tërhoqi vëmendjen në Javën e Modës në New York me një kostum të kaltër shumë të ngushtë dhe syze dielli, ndërsa ndoqi sfilatën e LaQuan Smith.

Ajo u pa ulur pranë Ty Dolla Sign dhe Busta Rhymes, duke sjellë edhe njëherë stilin e saj unik.


51-vjeçarja ndau emocionet e saj edhe jashtë pistës, pasi vajza e saj 11-vjeçare, Royal Reign, mori pjesë për të dytin vit radhazi në sfilatën Rookie Kids. , shkruan DailyMail.

Lil’ Kim shprehu krenarinë për të bijën me një postim në Instagram, duke e cilësuar momentin si “historik” dhe një ditë të madhe për familjen e saj.

Artistja e hitit Queen Bee, e cila ka qenë në turne me Keyshia Cole këtë verë, tha se prindërimi e ka ndryshuar, por shtoi me krenari se vajza e saj tashmë po kupton më mirë karrierën e saj në muzikë dhe modë.

Me praninë e saj në NYFW, Lil’ Kim dëshmoi se mbetet një ikonë stili dhe force femërore në industrinë e argëtimit.

Ajo vazhdon të frymëzojë si me paraqitjet e saj në skenë, ashtu edhe me rolin e nënës, duke treguar se arti dhe familja mund të ecin krah për krah. /Telegrafi/