Reperi shqiptar me famë në ShBA, Gashi, ka pasur mundësinë që së fundmi të takohet me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.

Ai ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, të realizuara me personin që i ka ndihmuar shumë Kosovës gjatë luftës së fundit në vitin 1999.


Në fotografitë e ndara me ndjekësit e saj, Gashi mund të shihet tejet i lumtur, ndërsa takohet me Clinton, i cili është pjesë e albumit të tij.

gashi 244403117 402327708144962 2960935167404663173 n Foto: Gashi/Instagram

Bëhet fjalë për albumin “1984” të reperit me prejardhje nga Kosova, ku në një nga këngët e tij, mund të dëgjohet një frazë e presidentit amerikan me saksofon.

Bill përndryshe ka një histori të gjatë me instrumentin e saksofonit, në të cilin ka mësuar të luajë që në moshë të re.

gashi 244415969 122018933532926 8332068103941784435 n

“Jam i nderuar të kem pasur këtë njeri duke luajtur në saksofon, në albumin tim ‘1984’”, shkroi rap-artisti në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Reperi, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, e publikoi albumin me titull “1984” në gusht të vitit të kaluar. /Telegrafi/

gashi 244360716 4116816135107992 1293860159569620752 n