LAJMI I FUNDIT:

Reparti i hemodializës, burim i infeksionit për rastet e reja me COVID-19 në Prizren

Reparti i hemodializës, burim i infeksionit për rastet e reja me COVID-19 në Prizren

Numri i personave të prekur me coronavirus në nivel vendi ka arritur në 813. Mbrëmë Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, konfirmoi shtatë raste të reja ku prej tyre gjashtë ishin nga komuna e Prizrenit dhe një nga Suhareka.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka thënë për Telegrafin se burimi i infeksionit për të gjitha rastet është reparti i hemodializës në Spitalin e Prizrenit.


Edhe 27 persona të shëruar me COVID-19 në Kosovë, dhe shtatë të infektuar
Lexo po ashtu Edhe 27 persona të shëruar me COVID-19 në Kosovë, dhe shtatë të infektuar

Ai ka treguar se nga gjashtë rastet që u konfirmuan mbrëmë njëri është pacient i hemodializës kurse pesë të tjerët janë persona kontakti të të infektuarve më herët.

Shehu ka thënë se gjendja shëndetësore të gjithëve është e mirë dhe se të njëjtit janë në vetizolim në shtëpi.

Ai ka thënë se numri i personave të shëruar në këtë komunë nga COVID-19 është 15.

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prizrenit, Visar Shehu

“Numri total i personave të prekur në Prizren me COVID-19 është 75, prej tyre 15 janë shëruar kurse dy kanë ndërruar jetë, pra kemi 58 raste aktive në Prizren”, ka thënë Shehu.

Kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka mbrëmë ka bërë të ditur se sot do të ketë një numër të lartë të testimeve rreth 30 teste, me shpresë që ky trend në rritje të ndalet.

Mbrëmë në nivel vendi janë shëruar edhe 27 pacientë me coronavirus, duke e rritur numrin e të shëruarve në 298. Ndërkaq deri më tani nga ky virus kanë humbur jetën 22 persona. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori