Renovimi i QMF “28 Nëntori” në Gjilan – shërbimet shëndetësore zhvendosen në qendra alternative

Nga sot Qendra Mjekësore Familjare “28 Nëntori” në Gjilan, për shkak të renovimit nuk do të mund të ofroj shërbime shëndetësore për qytetarët.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, e cila nuk ka përcaktuar një afat të saktë për përfundimin e renovimeve dhe rifillimin e shërbimeve në këtë qendër.
“Për shkak të renovimit të QMF “28 Nëntori” në Gjilan, ju njoftojmë se nga data 14.03.2025 nuk do të mund të merrni shërbime shëndetësore në këtë qendër”, thuhet në njoftim.
QKMF në Gjilan u kërkon qytetarëve që për shërbime shëndetësore t’i drejtohen qendrës kryesore, QMF “Dheu i Bardhë” dhe QMF “Dardania”. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































