LAJMI I FUNDIT:

Rënie e theksuar e eksporteve gjermane pas mbylljes së kufijve

Rënie e theksuar e eksporteve gjermane pas mbylljes së kufijve

Mbyllja e kufijve dhe aktivitetit ekonomik, si dhe masat izoluese kanë shkaktuar padyshim pasoja shumë të thella mbi ekonominë botërore.

Eurozona tashmë është në recesion, me vetë Këshillin Evropian që parashikon rënien ekonomike të unionit me rreth 7.75 për qind për vitin 2020, përcjell Telegrafi.


Edhe Gjermania, lokomotiva e rritjes ekonomike të Evropës duket se po e vuan po aq sa të tjerat krizën ekonomike pas pandemisë Coronavirus.

Të dhënat tregojnë se rënie të tilla nuk shiheshin në Gjermani prej dekadash dhe ato kanë prekur thuajse çdo sektor ekonomik. Sidomos sektori i shërbimeve dhe ai i tregtisë po shfaqin pasoja edhe më të rënda për shkak se shkëmbimet tregtare kanë rënë shumë prej mbylljes së kufijve.

Në muajin mars, të dhënat tregojnë se rënia prej 11.8 për qind në eksporte është më e theksuara e regjistruar ndonjëherë që nga mbledhja e të dhënave në 1990. Importet nga ana tjetër ranë me 5.1 për qind, rezultati më i thellë që nga kriza financiare botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Bankimi islam në Kosovë pa kamatë, por jo pa fitim

Ekonomi
Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl

Kompania e njohur e dyqaneve ushqimore “Lidl", pritet të investojë në Kosovë - Qeveria ia propozon tri lokacione strategjike

Ekonomi
Kalo në kategori