LAJMI I FUNDIT:

Rënia e nivelit të ujit, KRU “Prishtina” viziton Badocin

Rënia e nivelit të ujit, KRU “Prishtina” viziton Badocin

Bordi i Drejtorëve të Ujësjellësit të Prishtinës, bashkë me kryeshefin ekzekutiv Ilir Abdullahu dhe sekretarin e kompanisë Salih Gjonbalaj, kanë vizituar liqenin e Badocit.

Vizita erdhi pas rënies së nivelit të ujit në këtë liqe.


Sipas njoftimit nga KRU “Prishtina” Liqeni i Badocit është një liqe akumulues sipërfaqësorë nga i cili, furnizohen me ujë të pijshëm 30% e konsumatorëve në zonën operative, Graçanica, Çagllavica, Hajvalia, Veterniku, Miradia e Epërme, një pjesë e Prishtinës si: Mati 1, Bregu i Diellit, Kolovica, Sofalia, Toukbashqe dhe Zllatari.

“Vizita e tyre sot, kishte të bënte me njohjen më për së afërmi të rënies së nivelit të ujit në këtë liqe, prej mbi 10 metra nga kuota maksimale dhe mundësitë më të mira për menaxhimin e situatës nëse situata aktuale përcillet edhe më tej me thatësira mbi vendin tonë”, thuhet në njoftim.

Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve Betim Berisha, duke ritheksuar rëndësinë dhe vlerat e pamohueshme të liqenit të Badocit, për një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve në zonën shërbyese operative tha se uji është burim natyrorë shumë i nevojshëm për ekonomi dhe mirëqenien sociale.

Sipas tij, të gjithë janë përdorues të ujit të pijshëm andaj, në të njëjtën kohë duhet përgjegjësi për ruajtjen dhe mbrojtjen e burimeve ujore dhe se këto akumulacione varen direkt nga reshjet atmosferike.

Në fund, ata apeluan edhe te institucionet, Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë që të kenë kujdes në mbrojtjen dhe ruajtjen e këtij resursi ujorë jetik, për qytetarët.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori