LAJMI I FUNDIT:

Rënia e Liam Payne është kapur nga kamerat e vëzhgimit: Policia po heton punonjësin e hotelit

Rënia e Liam Payne është kapur nga kamerat e vëzhgimit: Policia po heton punonjësin e hotelit
Liam Payne

Momenti i tmerrshëm i rënies së Liam Payne nga ballkoni i hotelit në katin e tretë në Buenos Aires është regjistruar nga një kamerë vëzhgimi dhe për detajet e rëndësishme policia po heton edhe një punonjës hoteli.

Ish-këngëtari i “One Direction” vdiq këtë muaj teksa qëndronte në hotelin CasaSur në Buenos Aires, Argjentinë.

Një gazetare pohoi në një shfaqje televizive të njohur argjentinase, se një punëtor nate në hotelin CasaSur Palermo ishte në qendër të një hetimi të vazhdueshëm për atë se e furnizoi artistin me drogë.


Liam Payne

Paula i tha Socios del Espectaculo, një program i transmetuar në stacionin televiziv Canal 13 të Buenos Aires: “Ka pamje që nuk janë publikuar në media me skenën në ballkon ku shihni Liam të humbasë dhe të bjerë nga ai ballkon.

Prokurorët thanë në një deklaratë pas vdekjes së Liam se ata besonin se ai ishte në një “gjysmë të pavetëdijes totale” gjatë një “episodi psikotik” të shkaktuar nga substanca kur u rrëzua.

Kreu i shërbimit të urgjencës mjekësore, Alberto Crescenti, ka konfirmuar se i njëjti ka rënë në oborrin e brendshëm.

Duke folur për kanalin televiziv argjentinas Todo Noticias, Crescenti tha: “Disa minuta më vonë, ambulanca mbërriti dhe më pas u konfirmua vdekja e tij”. /Telegrafi/