Renditja e FIFA: Kuqezinjtë bien dy vende

Shqipëria pushtonte pozitën e 64-të në muajin janar, ndërsa për muajin shkurt do të qëndrojë në pozitën e 66-të.
Kjo lëvizje e kuqezinjve vjen për shkak të ngritjes së Iranit dhe Costa Ricas (që të dyja me nga 21 vende) dhe po ashtu ngritjes së Panamasë (7 vende), por edhe një rënie të Botswana (për 13 vende) që tash rreshtohet menjëherë pas Shqipërisë.
Rreshtimi më i mirë i kuqezinjve ishte në muajin nëntor, kur për të parën herë depërtuan në mesin e 60-të të më të mirëve, duke pushtuar pozitën e 58-të.
Nga fqinjët, Maqedonia ka shijuar ngritje prej dy pozitash dhe tash rreshtohet e 79-ta në botë, Bullgaria ka pësuar dy pozita dhe tash mban të 51-tën. Greqia është fqinji që pozicionohet më së larti, në pozitën e 10-të, ndërsa Mali i Zi në të 25-tën./Telegrafi/




















































