LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e vizitës mjekësore – Dr. Remzije Kryeziu Gashi flet për sëmundjet e frymëmarrjes

Rëndësia e vizitës mjekësore – Dr. Remzije Kryeziu Gashi flet për sëmundjet e frymëmarrjes

Specialistja e mjekësisë familjare, Dr. Remzije Kryeziu Gashi, ka diskutuar rreth sëmundjeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Këto sëmundje siç thekson doktoresha Remzije përfshijnë një gamë të gjerë simptomash dhe mund të prekin individë të grupmoshave dhe gjinive të ndryshme.

Dhe sipas saj pavarësisht se kanë shkaqe të ndryshme themelore, shumë nga këto sëmundje shfaqen me simptoma të ngjashme, duke prekur zona vitale si fyti, hunda, faringu dhe, në disa raste, edhe laringu.

“Të gjitha këto sëmundje të cila mund të jenë prej shkaktarëve të ndryshëm mund të kenë simptomatologji të njëjtë duke filluar prej grykës që themi, hundës, farinksit në disa raste edhe laringsit, shoqërohen edhe me një temperaturë të lartë, me një molisje, kokëdhimbjë, pengesa në gëlltitje, lodhje, shkuarje të hundëve, zënie të hundëve apo edhe ngjizje të zërit”, deklaron ajo.

Dr. Gashi thekson se përderisa sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes mund të lindin nga shkaqe të ndryshme, simptomatologjia e përbashkët e tyre mund ta bëjë të vështirë dallimin e një gjendjeje nga një tjetër pa vlerësimin e duhur mjekësor. Disa nga shkaqet e zakonshme përfshijnë infeksionet virale, infeksionet bakteriale, alergjitë dhe ekspozimin ndaj irrituesve mjedisorë.

“Këto kanë një shkaktar të ndryshëm, shkaktar të ndryshëm të gjitha prej këtyre sëmundjeve, por simptomatologjia është e njëjtë. Është e domosdoshme të bëhet në çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore që e ndjen pacienti, të lajmërohet te mjeku”, përfundon Dr. Remzije Kryeziu Gashi.

Shkuarja me kohë tek mjeku mund të ndihmojë në diagnostikimin e saktë, trajtimin e duhur dhe minimizimin e përhapjes së infeksioneve. Duke qëndruar të informuar dhe proaktivë, individët mund të mbrojnë më mirë veten dhe ata përreth tyre nga sëmundjet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori