Renault Trezor është emëruar makina me konceptin e dizajnit më të mirë për vitin e kaluar nga Car Design News, duke kaluar konkurrentët sikurse Jaguar dhe Mercedes.
Renault zbuloi për të parën herë modelin Trezor, veturën elektrike sportive me dy dyer, në shtator të vitit të kaluar gjatë shfaqjes Paris Motor Show.
Makina është votuar për konceptin më të mirë të dizajnit nga një juri prej 20 vetave ku përfshihen ekspertë të dizajnit nga shumë prodhues të ndryshëm.
Në vend të dytë pas Trezor qëndron Jaguar I-PACE ndërsa vendi i tretë i është rezervuar Mercedes Maybach 6.
Renault Trezor i cili konsiderohet si mishërimi i stilit dhe teknologjisë të së ardhmes së veturave franceze është i fuqizuar nga motori elektrik me 345bhp, që i mundëson makinës të shkojë nga 0 në 60mph për më pak se 4 sekonda.
Zëvendës presidenti për dizajn në Renault, Laurens van den Acker ka thënë se “është nder për ne që kemi pranuar këtë çmim, pasi që votimi është bërë nga kolegët tanë, dhe këta janë grupi më i vështirë i audiencës prej të cilëve mund të mirret pëlqimi.”
Ndërsa, Zgjim Mita, drejtor ekzekutiv në AutoMita, kompaninë e cila e përfaqëson markën Renault për Kosovë ka thënë se “në emër të klientëve por edhe të kompanisë, ne jemi tejet të lumtur që e përfaqësojmë liderin evropian të dizajnit, inovacionit dhe cilësisë. Renault Trezor nuk është model që prodhohet në masë, por gjithsesi se shfaq ambicien e kompanisë për të qenë lider në inovacion, të cilin më pas e sjell edhe në modelet standarde të veturave që ne i ofrojmë në treg”.
Për tu bindur edhe vetë pse Renault Trezor i ka marrë votat edhe prej rivalëve të saj direkt të industrisë, shihni disa nga pamjet e këtij modeli mëposhtë.
https://www.youtube.com/watch?v=l8L38t3Ch44
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Digjen karrikuesit e veturave elektrike të Tesla

Tërhiqet Trump: Pezullon tarifat për automjetet e ardhura nga Kanada dhe Meksika

E vjella gjatë vozitjes - pse shfaqet dhe si ta parandaloni?

Zviceranët kundër ndalimit të zonave 30 km/orë në brendësi të qyteteve

Opel dhe Citroen po shesin gjithashtu makina pa ekran qendror

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi