LAJMI I FUNDIT:

Me Renault Clio, vozitësi në Kosovë shpenzon vetëm 3,6 litra për 100 kilometra

Me Renault Clio, vozitësi në Kosovë shpenzon vetëm 3,6 litra për 100 kilometra

Nuk është për tu habitur se modelet e reja të veturave të Renault, sikurse Clio dhe Captur janë mbretërit e tregut evropian por edhe atij kosovarë.

Përveç dizajnit, çmimit dhe specifikave të shumta që e bëjnë atë lider në kategori, Renault Clio po dëshmohet edhe për një cilësi tjetër, të cilën e dinë të gjithë ata që e kanë një veturë të tillë.

Një blerës i ri i veturës Renault Clio në Kosovë i ka fotografuar mesataret e shpenzimeve të veturës së tij Clio për 100 km, dhe sipas të dhënave të gjeneruara nga automjeti shihet se me vetëm 3,6 litra karburant, i njëjti ka arritur t’i bëjë 100 km të plota.

Në faqen zyrtare të AutoMita, përfaqësuesi i veturave të reja Dacia, Renault dhe Nissan ka shkruar”3.6 litra në 100km! Një udhëtim i zakonshëm me shpenzimet e zakonshme të Renault #CLIO. Udhëtimi Prishtinë – Pejë me shpenzime mesatare prej vetëm 3.6l/100km”.

Për informata të detajuara klikoni KËTU.

Sipas vozitjes në opsionin Eko, Renault Clio për 105 kilometra i ka shpenzuar vetëm 3,8 litra, ndërsa për 100 kilometrat e parë shpenzimi ka qenë në 3,6 litra naftë, ndërsa shpejtësia mesatare që ka zhvilluar vetura ka qenë në 56,4 km në orë.

Veturat e Renault shpenzojnë madje më pak se harxhimet e promovuara, të cilat figurojnë të jenë 3.2 L/100km (rrugë të hapura). Një qytetar i Prishtinës dhe klient i vjetër i Renault, nga vetura e tij Renault Clio 90 dCi e ka xhiruar një video nga udhëtimi i tij nga Shkupi deri në Prishtinë (Matiqan).

Në këtë video mund të shohim se në rrugën prej 80.8 kilometra, Renault Clio ka harxhuar 2.5 L naftë që mesatarja del të jetë 3.1 L/100km, e që është më e ulët na raport me harxhimet e parapara nga prodhuesi. Me vozitje te tille, siç shihet edhe ne video, vetura mund të shkonte edhe 1.474 kilometra me naftën e mbetur në rezervuar.

https://telegrafi.com/renault-clio-ne-kosove-thyen-rekordin-e-harxhimeve-video/

Por një lajm i mirë për të gjithë është se Renault Clio është bërë model shumë i kërkuar edhe në Kosovë. Nga çdo 10 vetura të reja të shitura në tregun tonë mesatarisht, pothuajse njëra prej tyre ka qenë Renault Clio dhe tjetra Renault Captur.

Drejtori ekzekutiv i AutoMita, Zgjim Mita ka thënë se Renault Clio ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të shitjeve në Kosovë me gjeneratën e katërt të Clio, ndërsa Renault po e dominon kategorinë e vet në gjithë tregun evropian me mbi 400,000 njësi të shitura brenda një viti.