LAJMI I FUNDIT:

Renault Austral vetura më e mirë në Evropë për vitin 2023

Renault Austral vetura më e mirë në Evropë për vitin 2023

Renault Austral është shpallur fitues i “AUTOBEST 2023”, çmimi evropian për Veturën më të Mirë për Blerje në Evropë në vitin 2023.

Me një total prej 14.937 pikësh, Renault Austral doli në vendin e parë duke lënë pas gjeneratën e re të Opel Astra me 13.986, transmeton Telegrafi.


Peugeot 308 i ri doli në vendin e tretë me gjithsej 13.933 pikë, vetëm 53 pikë më pak se nënkampioni i garës AUTOBEST 2023.

“Austral krejt i ri fiton çmimin AUTOBEST 2023. Kjo është një krenari dhe njohje e madhe për të gjitha ekipet e Renault që punuan në projekt (nga dizajni, inxhinieria, fabrika e Palencias, shitjet dhe rrjeti)”, deklaroi shefi operacional i Renault, Fabrice Cambolive.

Për herë të tretë, AUTOBEST organizoi me sukses Testin Final në Teesdorf të Austrisë, në fund të nëntorit. /Telegrafi/