Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu ka deklaruar se profesorët e UP-së të cilët nuk respektojnë detyrimet e tyre duhet të jenë në shqetësuar, derisa i ka bërë thirrje studentëve që kanë paralajmëruar protestë që mos të bëhen vegla të këtyre profesorëve.
Hajrullahu në një konferencë për media tha se sot është njoftuar se studentët kanë lëshuar komisionin ad-hok dhe kanë njoftuar protestë për ditën e marte, derisa i ka bërë thirrje studentëve të UP-së që mos të bien pre e de informatave dhe lajmeve të rreme.
“Këtu ka keqkuptime të qëllimshme nga grupe të caktuara të cilat siç duket janë gjithçka tjera se sa me parë se Universiteti i Prishtinës është duke lexuar nga zhvillimi i mëtutjeshëm, kushdo qofshin ato që janë deri diku të identifikuar. Për t’u identifikuar shihet se përfituesi i fundit në mos zhvillimin e UP-së, janë vetëm keqdashësit dhe keqdashësit e Republikës së Kosovës, të cilët janë të dokumentuara në këto dosje dhe me të cilat janë organet tjera që merren”, tha ai.
Ai ka paraqitur disa të arriturat në më pak se 6 javë të tij në krye të UP-së, ku përmendi kontributin e tyre në deklaratën e përbashkët për shkencën që është miratuar në kuadër të procesit të Berlinit, pastaj inaugurimin e qendrës për arkeologjinë, marrëveshjen me Japoninë për hapjen e këndit të librave japoneze, avancimin e fondet e MCC, ku do të investohen më shumë se 7-8 milionë dollarë në UP, por edhe çështje tjera.
“Jo vetëm protestat por edhe luftërat kur ndodhin, ato përfundojnë në fund me një marrëveshje. Në rrugë çështjet nuk zgjidhen. Unë sot sapo takova student të Universitetit të Prishtinës, përfaqësues e Parlamentit Studentor dhe i garantova që ata do të jenë prioriteti, pa student ne nuk kemi universitet, nuk janë studentët targeti, nuk janë caku që të godite, mirëpo, siç duket, edhe pse një numër shumë i vogël i punonjësve të UP-së që kanë arrit për vite e për dekada me keqpërdorë dhe me i zhvat fondet publike, duke mos përmbushur detyrat e tyre si profesorë, e duke mos i vlerësuar studentët në mënyrë të vazhdueshme, siç duket janë të shqetësuar. Po ashtu, çarqet e caktuara në këtë universitet duhet të jenë edhe më të shqetësuara kur shohin se paligjshëmritë do të caktohen në kanalet e duhura, andaj janë burime të përhapjes së lajmeve të rreme duke tentuar që me i keqpërdorë studentëve për të dal në protesta dhe rrugë, kinëse po i mohohen të drejtat studentëve. Ne kemi një statut të ri dhe na obligon të sillemi në konformë kornizave ligjore të cilat janë”, tha ai, duke shtuar se profesorët e UP-së, e kanë obligim të bëjnë vlerësimin e studentëve në mënyrë të vazhdueshëm, e që për fat të keq nuk ndodh në të gjitha rastet.
“Studentët i garantoj me fjalë publike që pa përjashtim do t’i ndërmarrë të gjitha masat që profesorët, së pari t’i përmbushin obligimet e veta kontraktuale. E di që numri më i madh i profesorëve dhe profesoreshave janë të ndershëm, punëtorë që shpeshherë arrin rezultate të jashtëzakonshme”, tha ai.
Sipas tij, është një pakicë që ka arrit të përhap lajme të rreme kinëse menaxhmenti i UP-së është kundër studentëve. Ai shtoi se kanë një sistem elektronik për të përcjellë të arriturat e studentëve por atë që e ka gjetur, është se ky sistem nuk është përdorur nga grupi i dembeleve, gjë që theksoi se nuk do ta lejojë këtë nga situatë me të cilët i kanë futur studentët në “gërshërë”.
“I ftoj që nëse është nevoja dhe nëse kemi ndonjë sfidë për t’i realizuar të drejtat e universiteti, si dhe punëtorëve të ndershëm të këtij universiteti dhe vjen nevoja që të thirret protesta në këtë vend, atëherë unë do të jem i pari së bashku me studentët. Unë nuk do të mbyllem në rektorat dhe të mbrohem nga Policia e Kosovës, unë do të jem i pari së bashku me studentë për realizimin e drejtave dhe secilit punëtorë të universitetit që bashkërisht të arrijmë krijimin e një universiteti që e meritojnë studentët, kjo shkoqeni dhe ky shtet”, tha ai, derisa shtoi vlerësimi duhet të bëhet vazhdimisht dhe në sistemin online dhe jo me provime të paligjshme.
Përndryshe, janë rreth 27 mijë studentë në Universitetin e Prishtinës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Agon Zejnullahu nuk ka vdekur nga veprimet e zyrtarëve policorë

Grafitë protestuese në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

Jo vetëm nga vendasit, Shqipëria po braktiset edhe nga të huajt

Haradinaj reagon pas vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan: E paskeni vrarë me gjakftohtësi

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë