LAJMI I FUNDIT:

Rekordi, shqiptarët importuan 42 mijë automjete në 7 muaj

Rekordi, shqiptarët importuan 42 mijë automjete në 7 muaj

Shqiptarët po blejnë më shumë automjete, teksa regjistrimet e makinave të importuara nga jashtë po shënojnë nivele rekord këtë vit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, deri në fund të Korrikut u regjistruan mbi 42 mijë mjete rrugore, nga të cilat rreth 7,900 mjete vetë gjatë muajit të fundit.


“Kemi një rritje në 42 mijë e 200 regjistrime të reja për herë të parë, që mund të jenë edhe të reja edhe të përdorura. Në krahasim me 28 mijë në vitin 2019, pra një shifër shumë e lartë”, tha Blendi Gonxhe, Drejtori i Përgjithshëm e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

Në rritje vërehen dhe hyrjet e mjeteve elektrike apo me bateri, ndonëse zënë rreth 4% të totalit, shumë më pak krahasuar edhe me shitjet në vendet e Bashkimit Europian. Për 7 muajt e parë të vitit, në vend hynë 874 mjete elektrike dhe 778 hibride. Automjete të preferuara kryesisht nga kompanitë dhe më pak nga individët.

“Ne kemi zeruar të gjitha tarifat, të gjitha shërbimet që do të kryenit për herë të parë për një mjet të ri. Efekti ekonomik për qytetarin subjektin është pozitiv, duke u kursyer 657 milionë lekë. Pra mendoni sa u është kursyer këtyre subjekteve firmave që i marrin”, tha ai.

Pavarësisht importit të autoveturave më të reja, mosha mesatare e flotës së makinave në vend mbetet shumë e lart, ku ¾ e mjeteve në qarkullim janë prodhuar para vitit 2008 dhe vetëm 2.2% janë prodhuar pas vitit 2019./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori