LAJMI I FUNDIT:

Rekord dërgesash nga emigrantët në Shqipëri

Rekord dërgesash nga emigrantët në Shqipëri

Përtej rënies së popullsisë, lindshmërisë, por dhe krizës së shkaktuar me mungesën e fuqisë punëtore, largimi i shqiptarëve drejt vendeve të tjera sjell edhe efekte pozitive. Në 2023-shin u regjistrua vlera më e lartë e dërgesave në para për familjet e tyre në Shqipëri, që ndryshe i njohim si remitanca.

Banka e Shqipërisë bën të ditur se 929 milionë euro hynë në vendin tonë vitin e shkuar, 96 milionë euro më shumë se në 2022.


“Një zhvillim pozitiv i mirë. I jep forcë aftësisë paguese të individëve ose të familjeve jo vetëm për të përballuar nevojat e tyre por dhe për të patur një indicia për ngritjen e një biznesi.”, thotë Brunilda Isai, eksperte e financave personale.

Është periudha e festave të fundvitit me dërgesat më të larta në para, ku në tremujorin e katërt 252 milionë euro hynë në buxhetet e familjeve shqiptare.

Që prej vitit 2008 kur Banka e Shqipërisë publikoi këta tregues, dërgesat me para të emigrantëve pranë familjeve të tyre në Shqipëri janë rritur ndjeshëm. Nga 669 mln euro në 2018 në 929 mln euro në 2023. E vetmja rënie regjistrohet në vitin 2020 për shkak të pandemisë COVID-19.

“Duhet të kuptojmë që kanalet bankare përdoren shumë pak për të kaluar remitancat. Pjesa tjetër nga institucionet jofinanciare jobanka dhe mos të harrojmë që një përqindje të konsiderueshme zë dhe informaliteti.”, vijon Isai.

Më shumë sesa dëshira, nevoja për një jetë më të mirë shtyu 9 mijë e 150 shqiptarë të aplikonin për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian gjatë 2023.

Edhe pse në rënie shifra mbetet e lartë sidomos tek kërkesat nga ana e të rinjve për azil një nga vendet e unionit. Të dhënat nga Eurostat tregojnë se shqiptarët renditen të shtatët në botë për numrin më të lartë të emigrantëve që qëndrojnë në mënyrë të parregullt në një nga vendet e “unionit”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori