LAJMI I FUNDIT:

Rekomandimet e mjekëve: Ç’është acidi folik dhe si ndikon në shtatzëni dhe te bebja?

Rekomandimet e mjekëve: Ç’është acidi folik dhe si ndikon në shtatzëni dhe te bebja?

Ekspertët rekomandojnë të kini kujdes me marrjen e folateve, përkatësisht acidit folik para shtatzënisë, mirëpo edhe gjatë tremujorit të parë. Ja përse duhet pasur kujdes…

Folatet kanë rol kryesor në zhvillimin e qelizave të reja. Gjatë shtatzënisë është me rëndësi marrja e tyre, sepse ndihmon zhvillimin e shëndetshëm të bebes, aq më parë në ditët e para, transmeton Telegrafi.


Marrja e mjaftueshme e folateve dhe të acidit folik (suplement i vitaminës së folateve) mund të pengojë defekte të ndryshme në tru dhe në palcën e kurrizit, por edhe në mbrojtjen nga aborti.

Sasia e rekomanduar për femra të cilat janë kufirin e moshës kur mund të kenë fëmijë është 400 mikrogramë në ditë.

Folatet mund të gjenden në këta artikuj ushqimorë:

– në perime të gjelbra (spinaq, lakër me gjethe (Brassica oleracea acephala), panxhar (Beta vulgaris) lulelakër, etj.),
– citruse (lëng portokalli),
– në bishtajore (qiqra, fasule, barishte, etj.),
– në prodhime nga kokrrat e plota të drithërave (buka, pastat, etj.).

Folic-Acid (1)

Këshillë: Lexoni etiketat e paketimeve të ushqimeve në mënyrë që të mund të përcaktoni sa është marrja juaj ditore e këtyre thartirave.

Gjithashtu, suplementet rekomandohen edhe para shtatzënisë dhe gjatë tremujorit.

Një studim kanadez ka gjetur se femrat të cilat kanë përdorur acid folik për së paku një vit para mbetjes shtatzënë, kanë pakësuar gjasat për lindje të hershme për 50 për qind ose më shumë.

Një dobi tjetër e acidit folik mund të jetë se ai mund t’u ndihmojë në rregullimin e gjendjes shpirtërore, veçanërisht kur merret me llojet tjera të vitaminave B.

Derisa tradicionalisht rekomandohet për femrat shtatzëna, shkencëtarët besojnë se ushqimi i pasur me folate mbron meshkujt nga prodhimi i spermës anormale dhe fëmijët nga zhvillimi i anormaliteteve gjenetike. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqimet më të mira për rritje të shpejt dhe të shëndetshme të flokëve

Ushqim i shëndetshëm
Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Në prill, nuancat e pazakonta të flokëve janë në trend! Dominojnë tri ngjyra, xhufkat dhe një model flokësh

Flokë dhe stil
Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Angelina Jolie magjepsë pas tre vitesh në tapetin e kuq, me vajzën e saj

Moda
Përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve me këtë produkt që “bën mrekulli”

Përshpejtoni procesin e rritjes së flokëve me këtë produkt që “bën mrekulli”

Flokë dhe stil
Stilisti i flokëve pohon se duhet të “përgatiteni” për termin dy javë më parë

Stilisti i flokëve pohon se duhet të “përgatiteni” për termin dy javë më parë

Flokë dhe stil
Kalo në kategori