LAJMI I FUNDIT:

Rekomandime për temperaturat e pazakonta

Rekomandime për temperaturat e pazakonta
Beautiful young woman drinking water after exercise on sunny summer day. Thirst

Për shkak të paralajmërimit për temperatura më të larta për këtë periudhë të vitit, Ministria e shëndetësisë ka lëshuar rekomandime për qytetarët, duke marrë parasysh siç thonë nga atje, që ekspozimi i papritur ndaj temperaturave më të larta, pa përshtatje paraprake, krijon ndjenjë të ngrohtësisë më intensive të ngjashme me atë të qershorit dhe korrikut dhe mund të shkaktojë probleme shëndetësore te disa persona, njofton MIA, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për këtë qëllim, rekomandohet të mbahet veshje e lehtë, të mos qëndrohet gjatë në ekspozim të drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit, ndërsa të sëmurit kronik ta marrin me rregull terapinë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së shëndetësisë.


Sipas lajmërimit të meteo-alarmit të Drejtorisë për punë hidrometeorologjike, sot dhe dy ditët në vijim tërë territori i vendit do të përfshihet me temperatura më të larta nga të zakonshmet për këtë periudhë të vitit dhe do të lëvizin prej  25 – 32 gradë celsius./Telegrafi/