LAJMI I FUNDIT:

Reka takoi Richardson, diskutojnë për prioritetet e Ministrisë së Integrimit Evropian

Reka takoi Richardson, diskutojnë për prioritetet e Ministrisë së Integrimit Evropian

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, ka pritur sot në takim koordinatoren për zhvillim të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson.

Gjatë këtij takimi, Richardson ka njoftuar ministrin Reka për angazhimet aktuale dhe për reformat e ndërmarra nga organizata e OKB-së dhe agjencitë, duke vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për të fuqizuar rolin dhe koordinimin më të mirë të institucioneve të vendit dhe 15 agjencive që janë prezente në vend, në kuadër të Kombeve të Bashkuara.


Ministri Reka ka njoftuar Richardson për zhvillimet aktuale në kuadër të agjendës evropiane, prioritetet e tij për të udhëhequr me procesin e integrimit Evropian dhe për programin qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ministri Reka shprehu përkushtimin e tij për të bashkëpunuar dhe përkrahur çdo projekt që është në favor të fuqizimit të rolit të institucioneve të Kosovës dhe bashkëpunimit me Agjencitë e OKB-së, si një mekanizëm i nevojshëm për të rritur efikasitetin dhe adresuar më mirë interesat e shoqërisë. Kjo duke u fokusuar në tema të veçanta dhe në rezultate konkrete si në fushën e edukimit, barazisë gjinore, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, fuqizimin e rolit të gruas, përfshirjes sa më të mirë të komuniteteve dhe aspekte të tjera, të rëndësishme të shoqërisë.

Po ashtu, u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit dhe vazhdimësisë së krijuar nëpërmjet memorandumit të nënshkruar më 15 nëntor 2018, ndërmjet Ministrisë së Integrimit dhe Zyrës së Koordinatores për Zhvillimit të OKB-së, ku parashihet përforcimi reciprok i avancimit me agjendën evropiane dhe normat globale të Kombeve të Bashkuara për qeverisje të mirë, si dhe Agjendën 2030, përkatësisht Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm. Agjencitë e OKB-së, të cilat koordinohen nga Zyra e Koordinatores për Zhvillimit kanë një buxhet vjetorë prej dhjetëra milionësh.

Koordinatorja për Zhvillim e OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, falënderoi ministrin Reka për interesimin dhe gatishmërinë për realizimin e projekteve të përbashkëta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori