Kandidati për kryetar shteti, Blerim Reka i cili mbështetet nga partitë politike shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa mblodhi nënshkrimet e duhura.
Siç njoftojnë nga Shtabi Qendror i kandidatit për kryetar shteti, tashmë edhe zyrtarisht Blerim Reka është kandidat në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Duhet theksuar se në më pak se 15 orë, Rekën e kanë mbështetur mijëra qytetarë, që konfirmuan përmes mbi 11.000 nënshkrimeve, mbështetjen e fuqishme të kandidaturës së tij”, thonë nga Shtabi Qendror i Blerim Rekës.
Ata falënderojnë strukturat e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për kontributin dhe mbështetjen e dhënë në procesin e mbledhjeve të nënshkrimeve.
Edhe nga Lëvizja Besa falënderuan të gjithë aktivistët dhe qytetarët për mbledhjen e nënshkrimeve për, siç thonë ata, kandidatin e vetëm shqiptar.
“Mbledhja e nënshkrimeve në një kohë rekorde, tregon se kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët është një zgjidhje e duhur dhe se shqiptarët me 21 prill do të kenë mundësi për të votuar njeriun e duhur për President të vendit”, thonë nga Lëvizja Besa.
Për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për kandidatin Blerim Reka, kanë informuar edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Ata thonë se shtabet e lokale të degëve dhe nëndegëve të ASH ishin në mobilizim të plotë për mbledhjen e nënshkrimeve.
“Shtabi qendror i Aleancës për Shqiptarët ka kënaqësinë t’ju informojë se për një ditë e gjysmë janë mbledhur mbi 10.000 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e prof. Blerim Rekës si kandidat i pavarur për President dhe i mbështetur nga ASH dhe Lëvizja BESA. Shtabi qendror i ASH, shtabet e lokale të degëve dhe nëndegëve të ASH ishin në mobilizim të plotë, duke dhënë ndihmën e nevojshme me te
gjitha resurset partiake në grumbullimin sa ma te shpejt të nënshkrimeve të nevojshme. Shtabi qendror i ASH, fillimisht falënderon te gjithë qytetarët e rëndomtë, aktivistëve partiak, që deponuan nënshkrimet e tyre për ti dhënë kahjen juridike dhe formale kandidaturës se prof. Blerim Rekës për President. Ju faleminderit në emër të ASH-së dhe Kryetarit Ziadin Sela që me nënshkrimin tuaj i hapni rrugë fitores dhe suksesit tonë të përbashkët!”, thuhet në njoftimin e ASH-së./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Skema e fajdeve në Prizren, pretendimet për zhvatje të 20 mijë eurove nga viktima

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit